Ministri i Ekonomisë dhe Punës, pjesë e VLEN, Besar Durmishi, në mesazhin e tij për 1 Majin thotë qartë se nuk kanë ardhur për të përsëritur premtime të konsumuara që dëgjohen çdo zgjedhje.
“Kemi ardhur për të kthyer dinjitetin e humbur të punëtorëve, në vendin e punës, në djersën e tyre të ndershme dhe në jetën e përditshme të njerëzve të zakonshëm. Unë jam i vetëdijshëm për kërkesat e drejta të sindikatave dhe e di mirë barrën e rëndë që e mbajnë mbi supe ata që çdo ditë e ndërtojnë këtë vend”, shkroi Durmishi në rrjetet sociale
Ai theksoi se nuk ka zgjidhje të qëndrueshme pa dialog të sinqertë, pa reforma të guximshme dhe pa braktisur njëherë e përgjithmonë premtimet boshe që e kanë lodhur popullin ndër vite.
“Si ministër, angazhohem fuqishëm që paga minimale dhe kushtet e punës të mos varen më nga fushatat zgjedhore, por nga një model ekonomik që siguron dinjitet, stabilitet dhe mirëqenie për çdo punëtor. Puna duhet nderuar me vepra konkrete, jo me fjalë boshe. Kjo është rruga jonë”, përfundoi ai.
Mesazhi i ministrit Durmishi vjen në kohën kur punëtorët kërkojnë paga më të mira dhe kushte më të denja pune, duke shpresuar se kjo Qeveri do të sjellë ndryshimin e shumëpritur.
Data 27.12.2025
Aktuale
- Pendarovski: Elita politike thotë NATO, por de fakto dëshiron të jetë në “botën tjetër” (VIDEO)
- Ademi: Qasja e Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese rrezikon MO-në dhe të drejtat e shqiptarëve
- Tensionet ajrore: Rusia dhe NATO në një përballje të paparashikuar
- Bejta: Një karrige të këshilltarit e kanë llogaritur afër 10 mijë euro
- Projekte infrastrukturore madhore, Limani shpalos arritjet dhe planet për Gostivarin
- BDI emëron tre kryetarë të rinj degësh në kuadër të riorganizimit partiak
- Takim Nikolloski-Ulusoy: Kemi potencial për të rritur bashkëpunimin ekonomik Maqedoni e Veriut-Turqi
- Bejta: Valbon Limani nuk është për kryetar, ka mentor të keq


