Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, në intervistë për Click Plus tha se shumë shpejt do të shtohet numri i deputetëve shqiptarë në anën e VLEN-it.
“Aktualisht, numri i deputetëve shqiptarë në Qeveri është 14, në momentin që del ndokush hy ndokush tjetër. Në skenën politike shqiptare ka dy subjekte politike VLEN dhe BDI. VLEN është përfaqësues i shqiptarëve në qeveri dhe BDI në opozitë. Rreth BDI-së ka subjekte më të vogla që janë në opozitë, dhe rreth nesh VLEN-it sillen subjekte që janë pjesë e pushtetit”, tha Kasami.
Ai shtoi se kur flasim për numra edhe në anën e Frontit Evropian ka pasur rënie në numra, dhe sipas tij shumë shpejt do të ketë edhe ndryshime të reja.
“Formalisht Fronti Evropian nuk i ka 18 deputet, dhe gjatë kohës në vijim do të kenë edhe më pak se 14 deputetë. Dhe, këta deputetë do të përfundojnë në VLEN.”, përfundoi Kasami.
Data 21.12.2025
Aktuale
- Shkup, mbahet panel mbi praninë e gjuhës turke në Ballkan
- Izet Mexhiti: Kongresi i BDI-së ishte teatër, pa transparencë dhe pa përgjegjësi politike
- Aksident në rreth-rrotullimin e Bradasheshit, katër persona të plagosur! Dërgohen me urgjencë në spital
- Marshimi i 34-t për engjëjt në Koçan: Nuk do të lejojmë që e vërteta të varroset
- (LISTA) BDI zgjedh kryesinë e re në Kongresin e sotëm partiak
- Osmani: Kosova ecën përpara duke fituar miq
- Arifi: Mirënjohës për besimin, gati për përgjegjësinë si nënkryetar i BDI-së
- Detaje/ 20-vjeçarja nga Indonezia u arrestua pasi braktisi foshnjen pas lindjes, punonte në Shqipëri si pastruese në lokal (EMRI)


