Gjatë vizitës së djeshme në Kosovë dhe në takim me Presidenten Vjosa Osmani, kryetari i BDI-së paska shprehur “shqetësimin e thellë për përkeqësimin e situatës politike dhe institucionale në Maqedoninë e Veriut”, për njëfarë“ boshti hibrid politik-oligarkik me bazë supremaciste etnike dhe me një përfaqësim të inxhinieruar politik të shqiptarëve”, dhe për “zhbërjen e shtyllave të Marrëveshjes Paqësore të Ohrit.”
VLEN e dënon publikisht këtë retorikë luftarake dhe nxitëse, sidomos kur ajo vjen nga një strukturë politike e cila ka qenë në qeveri nga viti 2002 deri në vitin 2024! Në stilin e diktatorëve komunistë nga të cilët edhe sot gjen frymëzim, Ali Ahmeti vazhdon të propagojë për amikun imagjinar dhe rrezikun e jashtëm sikur të ishim duke jetuar në kohën e Luftës së ftohtë, si mënyrë e vetme për të ruajtur kolltukun e rehatshëm qeveritar.
Por, kohërat kanë ndryshuar. Sot Maqedonia e Veriut është vend anëtar i NATO-s dhe kontribues për paqen globale. Si i tillë, vendi jonë nuk është nën kërcënim nga askush, as nga brenda as nga jashtë!
I bëjmë thirrje opozitës shqiptare të ndalojë me këto ekskurzione banale dhe të fillojë urgjentisht me reformën e mirefilltë të brendshme. E vetmja parti politike e cila vazhdon të ngelet e pareformuar dhe të drejtohet nga lideri i përjetshëm ngelet BDI-ja! Është turp që një ish Ministër i jashtëm të përdorë formulime dhe kualifikime te tilla per vendin e tij. Është turp që lideri i cili më së gjati dhe më së shumti ka sjfrytëzuar beneficionet e pushtetit dhe i ka keqpërdorur ato, të shfryjë vrer ndaj shtetit vetëm sepse tani është në opozitë.
Kthjelluni! Me këtë qasje nuk është çudi që BDI është kthyer në parti non grata dhe asnjë diplomat i huaj e as ambasador i vendeve aleate e partnere nuk do të takohet me ju.
Data 30.04.2025
Aktuale
- “Po xhirojmë, po qeshim’, Xhensila dhe Ledri i vënë ‘flakën’ rrjetit
- “Tak Fak” zbulon skandalin/ Iu ndërtoi kasolle derrash mes banesave, vëllezërit: Na e ka bërë jetën skëterrë! Fran Laskaj: Shko në polici…
- Shqipëria nxit inovacionin me investimin për 10 milionë dollarë në Thinking Machines Lab
- Drama në Domen të Kavajës, pacienti me skizofreni i mbyllur në një dhomë prej vitesh, “Tak Fak” apel institucioneve shtetërore për ndërhyrje urgjente
- Taravari: Gëzohem që VLEN u bashkua në një parti!
- Askush nuk e priste kaq shpejt, ndahen çifti më i dashur i BBVA4 – e pranojnë hapur dhe tregojnë arssyen
- Tronditëse/ Familja refuzon shtrimin, “Tak Fak” sjell dramën e një pacienti me skizofreni që mbahet i izoluar në kushte mizerabël
- Vërshimet në vitin 2024, Komuna e Tetovës përfundon dokumentacionin për dëmshpërblimet