Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të organizimit të skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm.
Rasti ka ndodhur të martën, në ora 21:00.
“Gjakovë/29.04.2025-21:00. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që dyshohet se kanë vënë baste në rrjete sociale. Gjatë kontrollit tek të dyshuarit janë sekuestruar prova materiale që ndërlidhen me rastin”, thuhet në raport.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar njëri i dyshuar është dërguar në mbajtje, ndërsa tjetri është liruar në procedurë të rregullt.