Kumtese nga BDI
Deklarata e nënkryetarit të VMRO-DPMNE-së se “bashkëpunimi i një partie shqiptare me BDI-në është vetëvrasje politike” nuk është gjë tjetër veçse:
• dëshmi e ambicies së tyre për të bërë inxhiniering të skenës politike shqiptare, me synim krijimin e një strukture shqiptare marionetë nën kontroll – dhe njëkohësisht,
• dëshmi e hakmarrjes së tyre ndaj BDI-së dhe shqiptarëve – për qëllime të thella gjeopolitike, antieuropiane dhe anti-integruese.
Pse kjo urrejtje ndaj BDI-së dhe shqiptarëve?
E para, sepse BDI e integroi vendin në NATO – një hap që i shqetësoi sponsorët e tyre rusë dhe nuk lejoi që vendi të ankorojë në “botën serbe”.
E dyta, sepse BDI e mbajti të gjallë perspektivën europiane të vendit – gjë që i trembi oligarkët që shpresonin se, duke e mbajtur vendin jashtë BE-së, do të ruanin monopolin mbi privatizimet e tyre kriminale.
E treta, sepse përmes agjendës europiane, vendi është vendosur nën vëzhgim të rreptë përmes Kapitujve 23 dhe 24, që lidhen me sundimin e ligjit. Kjo i tremb politikanët e korruptuar që shpresonin të vazhdojnë aktivitetet e tyre në errësirën e mungesës së monitorimit.
E katërta, sepse BDI e zbatoi Marrëveshjen Kornizë, e cila solli barazi mes të gjitha komuniteteve – diçka që shqetësoi bërthamat nacionaliste që ëndërronin për epërsi etnike mbi qytetarët e tjerë.
E pesta, ambicia për të krijuar një strukturë shqiptare marionetë që do t’i shërbejë politikave antieuropiane, diskriminuese dhe të kësaj qeverie antishtetërore.
Këto janë arsyet e vërteta të fobisë së tyre ndaj BDI-së – sepse BDI promovon një shtet të barabartë, mbron karakterin multietnik, hapi portat euroatlantike dhe e largoi vendin nga projektet autoritare dhe antieuropiane.
VMRO-DPMNE nuk do të vendosë më kurrë për përfaqësimin politik të shqiptarëve.
Shqiptarët do të vendosin vetë.
Data 04.07.2025
Aktuale
- “Donin ta ekzekutonin me snajper në Gjirin e Lalzit” – Zbardhet dëshmia e Erion Alibej për atentatin ndaj Arjan Ndojës: Plarent Dervishaj u kërkua 300 mijë euro për të fshirë provat
- Tre muaj pa ujë, banorët e Kopanicës! Komuna u kërkon nënshkrim marrëveshjeje për t’u furnizuar
- Dimitrov: Marrëveshja e Prespës është një armë e fuqishme për gjuhën dhe identitetin maqedonas dhe duhet të përdoret
- Mexhiti: Nuk e përjashtoj mundësinë të kandidojë për kryetar të Çairit
- Situata e zjarreve në vend/ Ministria e Mbrojtjes: 21 vatra të raportuara në 24 orët e fundit, 4 ende aktive
- Nëse BDI garon me Bujar Osmanin në Çair, atëherë VLEN do të garojë me Izet Mexhitin?
- Alarm për të nxehtit! Qeveria e RMV-së miraton masa urgjente shëndetësore – hyjnë në fuqi deri më 8 korrik
- Kapen tre tonë kokainë në Ekuador, autoritetet vendase: I përkiste mafias shqiptare!