Udhëheqësi i sektorit për urbanizëm në Komunë të Tetovës, Rilind Selmani me anë të një postimi në rrjetin social facebook ka ndarë lajmin e madh për tetovarët se 40 projekte kapitale kanë marë dritë të gjelbërt për ndërtim e që së shpejti do të gjejnë zbatim konkret duke e parë dhe ndjerë edhe qytetari i thjeshtë. Mbi 20 rrugë për rikonstruim, pishina, rrjet kanalizimi e ujësjellësi dhe shumë projekte të tjera do ta bëjnë Tetovën një qytet të zhvilluar dhe evropian.
Më poshtë e keni postimin e plotë të tijë në rrjetin social Facebook:
Në vetëm 14 ditë, sektori i urbanizmit në Komunën e Tetovës ka miratuar #40lejendërtimi për projekte kapitale!
Në një kohë kur tjerët flasin, ne punojmë.
Në një kohë kur tjerët premtimet i lënë në letër, ne projektet i çojmë drejt realizimit.
Kjo është Tetova që po ndërtojmë bashkë – me punë konkrete dhe rezultate të dukshme!
—
Lista e projekteve të miratuara:
1. ✅ Rikonstruim i rrugës lokale në fshatin Shipkovicë, Komuna e Tetovës
2. ✅ Rikonstruim i rrugës “Shtipska” në Tetovë, Komuna e Tetovës
3. ✅ Rikonstruim i rrugës “Mehmet Pashë Deralla”, rruga “5”, rruga “4”, rruga “3” dhe rruga “8” në BU 60, Komuna e Tetovës
4. ✅ Ndërtimi i kolektorit për kanalizime atmosferike në rrugën për në fshatin Falisht, Komuna e Tetovës
5. ✅ Rikonstruim i rrugës lokale në fshatin Llavcë, Komuna e Tetovës
6. ✅ Rikonstruim i rrugës lokale rruga “SHF Përparimi – Xhamija e Epërme”, Reçicë e Madhe, Komuna e Tetovës
7. ✅ Rikonstruim i rrugëve lokale rr.160, rr.162, rr.141, rr.142, rr. Lubo Momirovski, rr. Mara Isaeva, Komuna e Tetovës
8. ✅ Rikonstruim i rrugëve lokale rr. Mihajlo Rajçeviq, rr. Hristo Antevski, rr.144, rr.142, Komuna e Tetovës
9. ✅ Rikonstruim i rrugëve lokale BU 108-106, rr.111, rr.112, rr.113, rr. Prespanska, rr. Polog, rr. Kavkaska, rr. Korushka, rr. Kievska, Komuna e Tetovës
10. ✅ Rikonstruim i rrugës lokale rr. 29 Nëntori, Komuna e Tetovës
11. ✅ Rikonstruim i rrugëve lokale BU 21, rr. Vëllezërit Simovski, rr. Proleterska, Komuna e Tetovës
12. ✅ Rikonstruim i rrugës lokale BU 19, rr. Prohor Pchinski, Komuna e Tetovës
13. ✅ Ndërtimi i palestrës sportive – pishinë e mbyllur për not në Shkollën Fillore “Kirili dhe Metodi”
14. ✅ Ndërtimi i palestrës sportive – pishinë e mbyllur për not në Shkollën Fillore “Naim Frashëri”
15. ✅ Ndërtimi i kolektorit të kanalizimit atmosferik për lagjen Dardania
16. ✅ Ndërtimi i rrugës me objekte infrastrukturore përcjellëse në Reçicë të Madhe
17. ✅ Rikonstruim i rrugës “175” në Reçicë të Vogël, Komuna e Tetovës
18. ✅ Rikonstruim i rrugës “179” në Reçicë të Vogël, Komuna e Tetovës
19. ✅ Rikonstruim i rrugës “108” në Reçicë të Vogël, Komuna e Tetovës
20. ✅ Rikonstruim i rrugës “146” në Tetovë, Komuna e Tetovës
21. ✅ Rikonstruim-rehabilitim i rrugëve lokale rruga “Savo Tasevski” krah shkollës, Komuna e Tetovës
22. ✅ Rikonstruim i rrugëve lokale rr. “152”, Komuna e Tetovës
23. ✅ Rikonstruim i rrugës “Jashtë Vardarit”, Komuna e Tetovës
24. ✅ Rikonstruim i rrugës “Karaorman”, Komuna e Tetovës
25. ✅ Rikonstruim i rrugës “L.Bozhinovski Pish”, Komuna e Tetovës
26. ✅ Rikonstruim i rrugës “K.R.Drncë”, Komuna e Tetovës
27. ✅ Rikonstruim i rrugës “134” dhe rrugës “Potoçka”, Komuna e Tetovës
28. ✅ Rikonstruim i rrugës “185”, Komuna e Tetovës
29. ✅ Rikonstruim i rrugës “A.J. Zhurchin”, Komuna e Tetovës
30. ✅ Rikonstruim i rrugës “A. Zdravkoski” dhe të tjerë, Komuna e Tetovës
31. ✅ Rikonstruim i rrugës “I.R.Lola”, Komuna e Tetovës
32. ✅ Rikonstruim i rrugës “K.J. Pitu”, Komuna e Tetovës
33. ✅ Rikonstruim i rrugës “B.Toska”, Komuna e Tetovës
34. ✅ Rikonstruim i rrugës “B.Koçovski”, Komuna e Tetovës
35. ✅ Rikonstruim i rrugës “Lenin”, Komuna e Tetovës
36. ✅ Rikonstruim i rrugëve rr.164, rr.167, rr.168, rr.170 në Reçicë të Vogël, Komuna e Tetovës
37. ✅ Rikonstruim i rrugës “C.Dimov”, Komuna e Tetovës
38. ✅ Rikonstruim i rrjetit primar të ujësjellësit në fshatin Xhepçisht
39. ✅ Ndërtimi i objektit infrastrukturor – kolektor për ujërat e zeza në fshatin Xhepçisht, Komuna e Tetovës
40. ✅ Ndërtimi i objekteve për ritet fetare – varrezat ortodokse në fshatin Falisht
“Po ndërtojmë sot për të ardhmen që e meritojmë!
Çdo projekt i realizuar është një fije më shumë shprese për Tetovën tonë – një qytet që ecën përpara, që zhvillohet dhe që punon për mirëqenien e secilit qytetar.
Falë përkushtimit të sektorit të urbanizmit dhe gjithë ekipit të Komunës së Tetovës, sot shohim rezultate, jo fjalë bosh!”