BDI tjetër gjë flet para opinionit, krejt tjetër gjë bën pas perdeve. Kështu, Ahmeti gjatë fushatës, në stil “maço”, shpërndante “keksa dhe gurabi”, e që më pas, kur e pa rezultatin, të ofrohej me katër ministri, pa kryetar Kuvendi, vetëm që të futej në Qeveri në vend të VLEN-it.
Në opinion kërcënoheshin me “çizme në tavan”, ndërsa në terren, me urdhër të LSDM-së, arrestonin shqiptarë të pafajshëm vetëm pse kishin guximin të mbronin të vërtetën për spitalin modular.
Nëse dikush ka punuar drejtpërdrejt kundër interesave të shqiptarëve, ai është Ali Ahmeti dhe mjeshtri i intrigave oborrtare, Bujar Osmani – njeriu që solli Lavrovin në Shkup, që shpërndante tenderë për rent-a-car si bakshish për njerëzit e vet dhe ndante pasaporta diplomatike majtas e djathtas, përfshirë edhe Tatjana Dimitrovskën, sot e dyshuar për shpërndarje të sekretit zyrtar në rastin “Aditivi”.
Vetëm të verbërit politik nuk shohin se nëse zgjedhjet lokale dhe parlamentare mbahen bashkë, VMRO-DPMNE do të fitojë me mbi 60 deputetë. BDI nuk nxori asnjë mësim. Përkundrazi, vazhdon ta forcojë VMRO-DPMNE-në me gënjeshtra për kinse “deshqiptarizim”, duke frikësuar popullin e vet me përralla boshe.
Por shqiptarët nuk janë naivë! Ata e dinë fare mirë që “Qeveria e Përzhinës” i duhet BDI-së vetëm për një arsye: për të shpëtuar krimin e Ali Ahmetit dhe për të fshehur dosjet që po i dalin përditë!
Sot, BDI ngjan me një nxënës të trembur që ka harruar detyrat e shtëpisë dhe vrapon nga një cep në tjetrin duke kërkuar shpëtim, sepse e di mirë që pa kontroll mbi MPB-në dhe institucionet shtetërore nuk është asgjë!
Por koha e shantazheve ka përfunduar!
Në zgjedhje të ndershme dhe demokratike, VLEN jo vetëm që do ta fshijë BDI-në nga harta politike, por më në fund do ta dërgojë aty ku e ka vendin prej kohësh, në histori!
Data 17.07.2025
Aktuale
- Pesë të arrestuar në Prishtinë për keqpërdorim të pronave publike
- Gjendet i pajetë në makinë 29-vjeçari në Astir, zbardhen detajet e para! Ja çfarë dyshohet
- Nuk dhanë llogari fiskale, DAP gjoba 294 bizneseve kryesisht restorante
- Mexhiti mirëpriti veprimtarin shqiptaro-amerikan Bruno Ceka
- Vendimi përfundimtar i Supremes: Qeveria e detyruar të pranojë vendimin mbi pajisjet fiskale
- Policia e Burgjeve zhvillon kontrolle në institucionet e paraburgimit 313 dhe 302, zbardhen detajet e para! Ja çfarë dyshohet
- Google ndërmerr hapin e madh: Bashkimi i ChromeOS dhe Android në një sistem të vetme
- Një mjek kapet duke marrë ryshfet në spitalin e Manastirit