Drejtori i MEPSO, Burim Latifi njoftoi se është hapur tenderi ndërkombëtar për ndërtimin e interkoneksionit 400 kV mes Maqedonisë dhe Shqipërisë. Latifi tha se për projektin në fjalë është anuluar marrëveshja me kontraktuesin paraprak, pasi siç theksoi, nga 269 themele e parapara për shtylla të transmetimit, ishin përfunduar vetëm 24, me justifikime për fonde shtesë. Latifi tha se projekti është kyç për stabilitetin elektroenergjetik të vendit, ndërsa e cilësoi si hap themelor drejt përfundimit të korridorit energjetik lindje-perëndim, që lidh Bullgarinë, RMV-në, Shqipërinë, Malin e Zi dhe Italinë.
“Parashikohet ndërtimi i rreth 100 km linjë transmetimi ajror, nga Stacioni Transformator Manastir II, deri në kufirin maqedonaso-shqiptar. Projekti vlerësohet të kushtojë rreth 17 milionë euro, i financuar përmes kredisë dhe grandeve nga BERZH dhe Fondet Europiane. Afati për dorëzimin e ofertave është 45 ditë, ndërsa zgjidhja e ofertuesit më të favorshëm pritet në tre mujorin e tretë të këtij viti, me fillimin e realizimit, të planifikuar për fillim të vitit 2026”, tha mes tjerash Latifi, duke shtuar se pret që projekti të përfundojë në vitin 2027.
Data 18.12.2025
Aktuale
- Skandali me tenderat e AKSHI-t, përfundon procesi për masat e sigurisë në GJKKO! Gjykata e Posaçme lë në “arrest shtëpie” Mirlinda Karçanajn
- Gjykata Penale refuzoi ankesën, avokati Fehmi Stafa mbetet në paraburgim
- Diplomacia, Evropa dhe Ballkani: Ligjëratë e ambasadorit Meidani në UEJL
- (VIDEO) Aktivistët bëjnë thirrje të mos përdoren fishekzjarrët për Vitin e Ri
- Karaxhov: Deri në vitin 2028, tuneli hekurudhor ndërkufitar midis Bullgarisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut duhet të jetë gati
- (VIDEO) Rikonstruohet ambulanca në fshatin Haraçinë
- Fiona Papajorgji zgjidhet kryetare e Gjykatës Kushtetuese, zëvendëson Holta Zaçajn
- Merret nën procedim për mashtrim çifti nga kryeqyteti, morën dy makina me qira dhe s’ia kthyen më pronarit


