Një aksident tragjik ka ndodhur rreth orës dy pas mesnate, në rrugën “Cvetan Dimov” në Çair. Sipas informacioneve jetë e ka humbur një 16 vjeçar i cili me motoçikletën e tij është përplasur me një 14 vjeçar i cili ka qenë më trotinet elektrik.
“Nga goditjet e marra në vendngjarje jetën e ka humbur motoçiklisti, ndërsa vdekjen e ka konstatuar mjek i Ndihmës së Shpejtë. 14 vjeçari ka përfunduar me lëndime trupore të konstatuara në Qendrën urgjente pranë klinikës ‘Nënë Tereza’” kanë deklaruar nga MPB.
Hetim në vendngjarje ka kryer ekip i policisë dhe Prokuror Publik, me urdhrin e të cilit trupi i të ndjerit është dorëzuar për obduksion. /SHENJA
Data 22.12.2025
Aktuale
- MBPEU: Janë paguar 335.963.096 denarë ndaj 1.211 blegtorëve
- Bozhinovska: Nuk do të ketë asnjë krizë, shteti ka rezerva të mazutit
- Gurët në një gurore e zunë poshtë, punëtori plagoset rëndë dhe transportohet drejt Traumës! 43-vjeçari humb njërën nga këmbët
- Ahmeti i prerë pas Kongresit: “S’jam përfaqësues i maceve, por i luanëve! Nëse dal në rrugë, s’kthehem më”
- U shua papritur Shemsi Krasniqi – dyshimet e para se çka i mori jetën?
- Pas vrasjes makabre, Kushtrim Kokalla me Naim Murselin qëndruan në hotel
- Shifra rekorde, çmimi i arit prek vlerën më të lartë ndonjëherë
- (VIDEO) Ambasadorja e SHBA-së Aggeler do të ikë nga Maqedonia e Veriut


