Nga koalicioni VLEN në një komunikatë për media, kanë akuzuar BDI-në se për 20 vite vodhën, mashtruan dhe shkatërruan çdo shpresë shqiptare, tani, thonë ata, dalin pa pikë turpi e kërkojnë që qytetarët t’u japin edhe një shans!
“Ata që për dekada e përdorën pushtetin për interesa personale, sot, të frustruar dhe të zbuluar para qytetarëve, kërkojnë të kthejnë kohët e vjetra të kapjes dhe shantazhit.
BDI që çdo institucion shndërroi në degë partie, që nënçmuan intelektualët, që ia dorëzuan të drejtat shqiptare pazareve të ulëta, sot kanë frikë nga drejtësia.
VLEN është përgjigja e shqiptarëve ndaj kësaj politike të kalbur!
VLEN është në qeveri për të zbatuar ndryshimin që shqiptarët e kërkuan me zë të lartë dhe nuk do të ndalet deri sa secili shqiptar të ndjehet i lirë, i barabartë dhe me dinjitet në vendin e vet.
Në tetor, në zgjedhjet lokale, VLEN do t’i fitojë të gjitha komunat shqiptare! VLEN do të jetë në çdo komunë, në çdo institucion, me duar të pastra dhe me fytyrë të bardhë para qytetarëve.
Koha e BDI-së ka marrë fund! Era e ndryshimit ka nisur dhe askush nuk e ndal dot më!
VLEN fiton, shqiptarët fitojnë!”, thuhet në komunikatën e VLEN-it.
Data 31.12.2025
Aktuale
- E tmerrshme në Pogradec, i moshuari përdhunon dhe e lë shtatzënë 12-vjeçaren
- Kaliqi: Interesimi për gazetari në rënie, rrezikohen mbyllja e disa programeve universitare
- Prodhimi industrial deri në nëntor u rrit për 1,9 krahasuar me vitin e kaluar
- Nazarko: Fitorja e Kurtit ishte e jashtëzakonshme, kishte kundër SHBA, BE, oligarkët dhe ftohtësinë e Shqipërisë
- Vetëdija në skajin e kohës: Kiameti në epokën e transhumanizmit dhe antropoteizmit
- Doli nga shtypi libri “Makalat” të autorit Haxhi Veli Bektashi të botuar nga Fondacioni “ALSAR”
- Prokuroria Speciale ngrit aktakuzë ndaj 21 personave për masakrën e Reçakut
- Tregu i dytë bamirës i festave i organizuar nga punonjësit e EVN Maqedoni


