Sot, ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Cvetan Tripunovski, gjatë një vizite në Prilep, takoi një prodhues të duhanit, me të cilin biseduan për ecurinë e korrjes së kaluar dhe përgatitjet për sezonin e ardhshëm të vitit 2025.
“Gjatë ditës së djeshme realizuam pagesën e subvencioneve për korrjen e vitit 2024, bëhet fjalë për rreth 40 milionë euro subvencione që janë transferuar në llogaritë e rreth 14.500 prodhuesve të duhanit nga e gjithë vendi. Kjo është një pagesë rekord e subvencioneve për kilogram të prodhuar të duhanit”, theksoi ministri Tripunovski.
Ministri shtoi se e gjithë korrja ka arritur në 24 milionë kilogramë, që paraqet një rritje rekord në krahasim me vitin e kaluar. Kjo pagesë dhe sezoni i grumbullimit dëshmuan se Qeveria dhe Ministria po e realizojnë premtimin e dhënë.
“Ne e vlerësojmë punën e bujqit maqedonas, subvencionet do të vazhdojnë të paguhen rregullisht”, sqaroi ai.