Përfaqësuesi i Vetëvendosjes në RMV, Bekim Qoku, njëherit deputet në radhet e VLEN, ka komentuar akutualitetin politik ku mes tjerash vlerëson se shqiptarët në RMV nuk kanë qenë kurrë më mirë, sesa në 17-18 vitet e fundit, përcjell Almakos.
Më poshtë shkrimi i plotë i Qokut:
Shqiptarët në MV nuk janë në gjendjen më të mirë të mundshme, por në gjendjen më të mirë nuk janë as ata në Shqipëri e Kosovë.
Një gjë ama është shumë e sigurt: shqiptarët në MV nuk kanë qenë kurrë më mirë, le të themi, sesa në 17-18 vitet e fundit.
Jashtë këtij vlerësimi, gjithçka është propagandë e orkestruar, paguar, shpërndarë nga kuzhina e BDI-së për të shmangur vëmendjen dhe turbulluar kujtesën për gjithë ato dëme shkatërrime, poshtërime, që na ka shkaktuar sidomos në këta 17-18 vite të fundit.
VLENi është subjekti i ndryshimit, simboli i kthesës, politika e mundësive të reja.
Ecim tutje!