Mbresa Hajrullahu, moderatorja shumë e dashur për publikun shqiptar, ka pësuar një transformim befasues në pamje.
E njohur për pozitivitetin dhe energjinë që transmeton në çdo paraqitje televizive, Mbresa sot shkëlqen si kurrë më parë.
Në krahasim me vitet e kaluara, ndryshimet në look-un e saj janë të dukshme – nga stili i flokëve, makijazhi e deri te mënyra se si vishet.
Ky transformim i saj ka marrë vëmendje në rrjetet sociale, ku fansat nuk kursejnë komplimentet për mënyrën si ajo përfaqëson bukurinë dhe profesionalizmin në çdo dalje publike.