Zhvillimi teknologjik është çelësi i së ardhmes dhe partneritetet ndërkombëtare janë forca që nxit
progresin. Forumi i sotëm i Teknologjisë së Energjisë, i organizuar nga Ambasada e Republikës
Çeke në Shkup, ishte një konfirmim i qartë i kësaj.
Në forum morën pjesë zëvendëskryeministri Izet Medxhiti, ministrja e energjetiës, minierave dhe
burimeve minerale Sanja Bozhinovska dhe ambasadori i Republikës Çeke Jaroslav Ludva.
Ngjarja ishte një platformë e rëndësishme për shkëmbimin e ideve, përvojave dhe fillimin e
bashkëpunimit të ri midis Republikës Çeke dhe Maqedonisë së Veriut në fushën e energjisë,
teknologjisë dhe zhvillimit ekonomik. Fokusi ishte në tema të tilla si tranzicioni i gjelbër,
energjia e rinovueshme, digjitalizimi dhe inovacioni teknologjik.
“Ne kemi dhënë mbështetje të fortë për partneritetet e reja midis institucioneve, sektorit të
biznesit dhe ekspertëve nga të dy vendet. Republika Çeke sot ka termocentrale moderne, ekspertë
që mund të na ndihmojnë – Nga energjia te digjitalizimi – ne kemi shumë për të ndarë, por edhe
më shumë për të ndërtuar së bashku”, theksoi Bozhinovska
Në kuadër të forumit u mbajtën prezantime të kompanive çeke të specializuara në fushën e
minierave, energjisë dhe industrisë së makinerive. Theks i veçantë u vu në zgjidhjet teknologjike
për burimet e rinovueshme, kontrollin digjital të sistemeve industriale dhe pajisjet moderne për
prodhimin dhe përpunimin e energjisë dhe burimeve .
Forumi u organizua me mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Ministrisë së
Industrisë dhe Tregtisë së Republikës Çeke, si dhe Shoqatës Çeke Czech Extraction and Mining
Technoligy.
“Vetëm përmes koordinimit të ideve, burimeve dhe vizioneve mund të trajtojmë me sukses sfidat
e energjisë dhe të përparojmë në një plan teknologjik”, ishte përfundimi i përbashkët i
pjesëmarrësve.