Kryeministri Hristijan Mickoski, në foltoren e Kuvendi iu përgjigj deklaratave të deputetit të Frontit Evropian, Blerim Bexheti, i cili i kërkoi atij, që t’ju kërkojë falje shqiptarëve për sjelljen arrogante.
“Por besoni, në mënyrë të barabartë, mendoj për shqiptarët,për maqedonasit, për serbët, për turqit, për boshnjakët, për romët – për çdo qytetar, në mënyrë të barabartë mendoj, dhe shumë më tepër sesa ç’mendoni ju për shqiptarët. Unë mendoj për shqiptarët sepse nuk e humbas kohën time si kryeministër duke luajtur futboll e basketboll në zyrë, por realizoj projekte – bulevarde të reja. Së bashku me bashkëpunëtorët në koalicion, rrisim pensionet, sjellim investime të huaja, rrisim pagat. Nuk e humbasim kohën me kurdisje tenderësh – kush do të gërmojë qymyr, kush do të sjellë mazut e kështu me radhë… Ne përpiqemi të ndërtojmë kanalizime të reja, ujësjellës të rinj, stacione të pastrimit, bulevarde të reja – kjo është ajo ku e përdor kohën që kam në dispozicion. Ju kuptoj që në atë mënyrë, ashtu siç sot m’u drejtuat mua, doni të tregoni se sa të fortë jeni, e tani luajmë futboll… S’na intereson çfarë mendojnë të tjerët e kështu me radhë – por mendoj që keni gabuar. Dhe nëse dikush duhet t’u kërkojë falje çdo qytetari, atyre në Gostivar, Tetovë e Saraj të Shkupit, të cilët mbushnin autobusët dhe iknin nga Maqedonia –ajo është Bashkimi Demokratik për Integrim, sepse ka qenë më gjatë se të gjithë ne në qeveri”, ka deklaruar Mickoski.
Data 29.10.2025
Aktuale
- Sërish alarme për bomba, sot në “shënjestër” ishte shkolla “Hasan Prishtina” në Çair
- Shkoi në Itali si turist, 24-vjeçari shqiptar kapet duke shitur kokainë për 40 euro doza! Gjatë kontrollit iu gjetën edhe…
- Katastrofë ekologjike në Vardar, shishet plastike pushtojnë lumin
- Paralajmërim nga Lotaria Shtetërore për lojtarët e lojërave të fatit online
- Tragjedia e Koçanit, ende nuk ka aktakuzë për policët që janë nën hetim
- Sekuestrohen 4 objekte të ndërtuara pa leje, masa sigurie për 9 persona, përfshirë dhe ish-zyrtarë
- Dyshimet për volejbollisten braziljane, Klubi Vllaznia: Qëllimi, sportiv! S’ka lidhje me gjininë biologjike apo identitetin e saj
- Mungonte gjuha shqipe, gjashtë këshilltarët e AKI-së në Shkup nuk i nënshkruajnë vendimet


