Kryetari i ASH-së, Arben Taravari, ka komentuar deklaratat e eksponentëve të VLEN-it,ndaj partisë së tij, duke i cilësuar ato si emocionale.
“Shumë vrer, kjo flet se në subkoshiencë kanë patur diçka, që flasin kështu tani. Mendoj se janë deklarata të pamatura, nuk flas si neurolog, por flas si politikanë dhe thash se në këtë periudhë do të mundohem të jem sa më i durueshëm sa më i qetë dhe sa më i urtë së bashku me organet partiake. Tash për tash kemi vendim se dalim me lista të veçanta për kandidatë kurse për kandidaturat për kryetar komunash ne i kemi lënë hapësirë VLEN-it nëse janë të gatshëm aty jemi, nëse nuk janë i shohim të gjitha mundësitë
Sa i përket qëndrimit të tyre në Qeveri, Taravari tha: “Ne nuk kemi lindur në Qeveri. Është e vërtetë se çdo parti formohet për të qeverisë. Nuk e kemi me patjetër të mbesim në qeveri, kështu që do e shohim, prandaj them kjo periudhë duhet të jetë më e matur dhe e urtë, posaçërisht prej nesh politikanëve”
Taravari shtoi se ata dalin nga Qeveria vetëm në qoftë se këtë i’a kërkon kryeministri Hristiajn Mickoski dhe askush tjeter. Por siç tha, ai është në kontakt me Mickoskin dhe ai nuk u ka bërë një kërkesë të tillë.
Data 16.10.2025
Aktuale
- Ahmeti: Gjithçka që arrihet me gjak, nuk ndryshohet pa gjak, larg duart nga gjuha, flamuri dhe të drejtat e shqiptarëve
- KE lëshon këstet e dyta për Shqipërinë, Malin e Zi e Maqedoninë e Veriut
- “Vetting” zbulon mashtrimin në Vlorë: Familjes Musaj iu shemb shtëpia për pallat, ndërtuesi shiti tokën tek kompania “OLSI” sh.p.k dhe ngriti karburant
- Vetting/ Historia e familjes Musaj e nxjerrë në rrugë nga Bashkia dhe Gjykata e Vlorës: Kemi 13 vite nëpër gjyqe, kërkojmë djersën tonë!
- Rexhepi: Nuk duhet lejuar që për të ardhmen e Tetovës të vendosin donacionet serbe, as kreditë kineze dhe as parat e vjedhura
- NOMGAS: Furnizimi me gaz për NTP Shkup do të stabilizohet deri nesër
- Mexhiti: Çairi nuk është trampolinë për të shpëtuar karrierat politike të politikanëve të Zajazit, në garë nuk jam me Bujarin por me Ali Ahmetin
- “Liria si kujtesë e Zotit!”- Analiza e Arian Galdinit: UÇK-ja dhe morali i drejtësisë që Europa harroi!