Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se në Shkup është gjendur një granatë që nga Lufta e Dytë Botërore, transmeton TV21.
“Më 22.04.2025 rreth orës 13 në SPB Shkup është denoncuar se gjatë kryerjes së punimeve ndërtimore në f.Bardovc, rrethi i Shkupit, u gjet një mjet i vjetër shpërthyes. Nëpunësit policorë të SPB Shkup dolën në vendngjarje, ndërsa u njoftua edhe Drejtoria e Mbrojtjes dhe Shpëtimit dhe u konstatua se bëhet fjalë për granatë e cila me shumë gjasë ka prejardhjen nga Lufta e Dytë Botërore. Granata do të ngrihet në mënyrë të sigurt nga DMS”, thuhet në njoftim.