Laert Vasili, i cili u shpall i treti në finalen e madhe të Big Brother, ishte sot në një rrëfim në Shqipëria Live në Top Channel
.
Në lidhje me fituesin ai tha se Gjesti e meritonte, por nuk ia kurseu thumbimet.
“Ai e meritoi në mënyrë absolute fitoren, shkatërroi gjithë shtëpinë, çoi një vajzë në gjendje të rënduar në shtëpi, ai bëri gjithçka. Unë jam tjetër njeri. Di që është futur nja tre katër herë në dhomën e rrëfimit për të regjistruar një dy-tre këngë, nuk regjistroi asgjë, patëm për të shkruar një tekst për Banaking, nuk shkruajti asnjë varg, por ja që publiku paska këtë preferencë. Një analfabet funksional, ndaj është më e bukura ‘notën e mirë’”, tha Laerti.
Por si është raporti i tij jashtë shtëpisë me Valbonën?
“Asnjë marrëdhënie nuk ka sot me Valbonën. Ishte një njohje që nisi me vendim të saj, kaloi në pëlqim. Luhatjet e humorit bënë që çdo dy tre ditë të thoshte ‘sukses në jetë’. Përdori fjalë të rënda, e kam falur, nuk pranoi darkën, e kam falur, doja të sqaroheshim tha jo… a do ta njoh jashtë? Në kishë shkojnë njerëzit dhe fal Perëndia pa fund, njeriu ka një limit”, u shpreh ai duke lënë të kuptohet se mes tyre nuk do të ketë asnjë marrëdhënie.