Papa Françesku do të varroset të shtunën në Romë – Mijëra liderë botërorë konfirmojnë pjesëmarrjen
Shumë krerë shtetesh dhe anëtarë të familjeve mbretërore kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre në ceremoninë e varrimit, përfshirë princin William, presidentin amerikan Donald Trump, mbretin e Spanjës Felipe i Gjashtë dhe mbretëreshën Letizia, si dhe presidentin francez Emmanuel Macron dhe presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.
Më shumë se 200 mijë njerëz pritet të marrin pjesë në varrimin e Papa Françeskut këtë të shtunë.
Papa do të varroset të shtunën në Bazilikën “Santa Maria Maggiore” në Romë.
Pjesëmarrjen e kanë paralajmëruar gjithashtu presidenti i Brazilit Luiz Inácio Lula da Silva, presidenti i Polonisë Andrzej Duda, presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky, presidenti i Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, presidenti i Argjentinës (vendi i lindjes së Papës) Javier Milei, kryeministri britanik Keir Starmer, si dhe kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni.
Ceremonia e varrimit do të fillojë të shtunën në orën 10:00 në sheshin përpara Bazilikës së Shën Pjetrit në Vatikan. Meshën do ta udhëheqë dekani i Kolegjit të Kardinalëve, kardinali Giovanni Battista Re, dhe do të bashkëmeshojnë patriarkë, kardinalë, kryepeshkopë, ipeshkvij dhe priftërinj nga e gjithë bota.
Kardinali Battista Re do të thotë lutjen përfundimtare, ndërsa më pas trupi i Papës do të zhvendoset në Bazilikën “Santa Maria Maggiore” në Romë, ku do të zhvillohet varrimi.
Papa Françesku do të jetë papa i parë që do të varroset jashtë Vatikanit pas më shumë se 100 vitesh. Në testamentin e tij të fundit, ai ka shprehur dëshirën që të varroset në bazilikën “Santa Maria Maggiore” në Romë, sepse, siç shkruhet në dokument, jetën dhe shërbimin e tij meshtarak ia ka besuar Hyjlindëses Mari. Papa ka kërkuar që varri i tij të jetë në tokë, i thjeshtë, pa dekorime të veçanta dhe me mbishkrimin – Franciscus.