Vazhdon debati mes partive politike shqiptare, e sidomos tani më kur nuk është Arben Taravari dhe Aleanca për Shqitpare pjesë e koalicionit VLEN. Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, që është pjesë e VLEN-it, tha se koalicioni VLEN në zgjedhjet e fundit ka fituar 107 mijë vota të pastra shqiptare për dallim nga koalicioni tjera që kanë përfshirë edhe komunitet tjera, ndërsa shtoi se kush largohet nga koalicioni, nuk e ka përkrahjen e shqiptarëve. Kasami pret që përkrahja për Qeverinë të rritet dhe jo të zvogëlohet, madje duke aluduar në Taravarin, ai tha se është e panatyrshme që diksuh që bashkëpunon me opozitën, të jetë pjesë e ekzekutivit.
BILALL KASAMI,KRYETAR I LËVIZJES BESA
“Vlerësojmë se të drejtën e përfaqësimit të shqiptarëve e ka koalicioni VLEN. Përsëri këtu e kam thënë dhe vazhdojë të insistojë në atë që çdo subjekt që largohet nga VLEN nuk e ka përkrahjen e këtyre 107 mijë votave që i ka marrë koalicioni VLEN, prandaj pa marrë parasysh numrin e deputetëve vlerësoj se koalicioni VLEN vazhdon të ketë mbështetjen e qytetarëve të atyre 107 mijë votave që ka marrë dhe e ka legjitimitetin”.
Në të njejtën vijë qendron edhe kryetari i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti, i cili poashtu është pjes e koalicionit VLEN. Ai në emisionin “Top Tema” në Sitel, tha se Taravari duhet të jetë i sinqertë me anëtarësinë dhe të pranojë publikisht që po bashkëpunon me BDI-në. Mexhiti madje ka shkuar edhe më lartë, duke theksuar se Taravari nuk ka vend në këtë qeveri, dhe këtë ai do ia thotë edhe kryeministrit Hristijan Mickoski.
IZET MEXHITI, KRYETAR I LËVIZJES DEMOKRATIKE
“Taravari u largua nga BDI kur kjo parti nuk ishte në listat e zeza, ndërkohë që tani gjysma e funksionarëve të BDI-së janë nën hetime. Është e qartë se ai po afrohet sërish me të njëjtën parti që tashmë është e zhveshur nga çdo vlerë morale dhe institucionale. Taravari duhet ta thotë të vërtetën për këtë bashkëpunim dhe të mos fshehë qëllimet e tij për të kaluar me BDI-në”.
E në ndërkohë Taravari i është përgjigjur në facebook, me vetëm një fjali krerëve të VLEN-it.
Samir Mustafa /SHENJA/