Naim Rudari, ish-hetues policor ka folur për arrestimin e shtatë personave të dyshuar për vrasjen e rreshterit Muhamed Lika në Kaçanik.
Ai u shpreh se në lidhje me këtë rast, do të duhej të shpaloseshin më shumë detaje për rreshterin policor, siç tha ai, lidhur me punën e tij.
“Rrethanat duhet të saktësohen, se si erdhi vrasja, për çfarë arsye. Do të duhej të shpaloseshin detaje më shumë edhe për rreshterin policor lidhur me punën e tij, sepse një zyrtar policor i mban së paku tetë orë në ditë punë dhe dihet se çfarë punë ka bërë”.
“Do të duhej eventualisht të shpaloseshin rastet e tij dhe të dihet a ka pasur ndonjë rast me personat konkret dhe a ka vepruar diçka që ka shkuar në dëm të këtyre personave që ata të kenë pasur një arsye të fortë, një motiv që të dalin dhe ta kryejnë një akt të tillë”, u shpreh ai.