Sindikata e punëtorëve të kulturës së Maqedonisë (SPKM) ka paralajmëruar këshill protestues në përbërje të zgjeruar, i cili do të mbahet nesër në ora 12:00 para Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit. Shkak i protestës janë vonesat në pagesën e pagave, udhëzimet e paqarta për përllogaritjen e pagave nga ana e Ministrisë dhe mosrespektimi i kontratave kolektive.
“Kultura nuk është shpenzim – ajo është themeli i çdo shoqërie”, tha SPKM, duke shprehur pakënaqësi për trajtimin e punëtorëve të kulturës dhe duke kërkuar zgjidhje të menjëhershme të problemeve me pagesën e pagave dhe respektimin e marrëveshjeve kolektive.
Ministria e Kulturës dhe Turizmit, e udhëhequr nga ministri Zoran Lutkov, ende nuk ka dalë me deklaratë zyrtare lidhur me protestën e paralajmëruar. Në faqen zyrtare të Ministrisë janë publikuar informacione për aktivitetet dhe bashkëpunimet e deritanishme, por nuk flitet për protestën apo problemet me pagat e punonjësve të kulturës.
Protesta pritet të tërheqë vëmendjen dhe të nxisë dialogun mes punëtorëve të kulturës dhe institucioneve kompetente për përmirësimin e kushteve në sektorin e kulturës./Telegrafi/