Presidenti amerikan Donald Trump mbrëmë shprehu shpresë se Rusia dhe Ukraina do të arrijnë një marrëveshje këtë javë.
“Shpresojmë që Rusia dhe Ukraina do të nënshkruajnë një marrëveshje këtë javë. Të dyja vendet atëherë do të fillojnë të bëjnë marrëveshje të mëdha me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe do të fitojnë pasuri”, shkroi Trump në platformën e tij sociale Truth Social.
Sipas portalit Axios, Trump javën e kaluar ka biseduar për armëpushimin me zyrtarë të lartë të administratës së tij, mes të cilëve edhe sekretari i shtetit Marco Rubio dhe i dërguari i posaçëm për Lindjen e Mesme, Steve Witkoff, duke shprehur pakënaqësi dhe duke theksuar se “negociatat nuk po çojnë askund”.