Në rrugën lokale për fshatin Kurija, Negotinë, m;ngjesin e sot;m në ora 04.20, nëpunës policorë nga NJPB Negotinë kanë privuar nga liria S.D. (28) nga Negotina.
“Gjatë kontrollit të komunikacionit rrugor, nëpunësit policorë kanë ndaluar një automjet Hyundai me targa të Shtipit, i drejtuar nga Z.S. dhe pas marrjes së masave është konstatuar se i njëjti ishte nën ndikimin e alkoolit, gjegjësisht se kishte 1,55 promilë alkool në gjak, pas së cilës është larguar menjëherë nga komunikacioni dhe është ndaluar në stacionin policor”, thuhet në kumtresën e MPB-së.
Pas dokumentimit të plotë të ngjarjes, ndaj tij do të ngrihet akuza nga neni 297-a i Kodit Penal – “Drejtim mjeti në mënyrë të pakujdesshme”