Deputetja e komunitetit boshnjak, Duda Balje, ka marrë sërish vëmendjen e mediave dhe rrjeteve sociale, këtë herë për paraqitjen e saj gjatë seancës së sotme të Kuvendit të Kosovës.
E njohur për stilin e saj të veçantë dhe gjithmonë elegante, Balje është shfaqur në sallën e Kuvendit me një fustan me motive lulesh, që theksonte hijeshinë dhe elegancën e saj pranverore.
Deputetja dukej atraktive dhe me plot vetëbesim në mesin e kolegëve të saj, në një ditë ku tensionet politike ishin të pranishme në çdo cep të sallës plenare.

Kuvendi i Kosovës sot po përpiqet për herë të tretë të konstituohet, pas dy përpjekjeve të pasuksesshme.
Seanca e shumëpritur është thirrur për në ora 12:00, në një përpjekje të re për të çuar përpara procesin e formimit të institucioneve.

Të enjten, përpjekja e dytë për konstituim dështoi, pasi kryesuesi i seancës, Avni Dehari nga Lëvizja Vetëvendosje, ftoi partitë politike në një konsultë dhe më pas e ndërpreu seancën me arsyetimin se “nuk pati konsensus” për hapat e mëtejshëm. Subjektet politike LVV, PDK, LDK dhe AAK kanë vazhduar të fajësojnë njëra-tjetrën për bllokimin e institucioneve. /Telegrafi/