Mëngjesin e sotëm Haraçina u vërshua nga forca të shumta policore me automjete të rënda, të cilët ishin pozicionuar në vende strategjike. Më vonë policia bëri të ditur se cak i tyre mëngjesin e sotëm në Haraçinë ka qenë një person i cili kërkohej me fletarrest qëndror. Sipas njoftimit të Ministrisë së Brendshme bëhet fjalë për 40 vjeçarin me iniciale A.B. i cili duhet të vuaj denim për dy vepra të kryera penale.
MPB
“Sot rreth orës 08:30 në fshatin Haraçinë, pas ndërmarrjes së masave operative – taktike, zyrtarët policorë e kanë privuar nga liria A.B. 40 vjeçar nga Shkupi. Personi është kërkuar me fletëarrest qendror në bazë të urdhërit të Gjykatës Themelore Shkup, për vuajtjen e masës me burg prej 3 vitesh për veprën e kryer penale ‘zhvatje’ dhe një vjet e gjysëm për veprën penale ‘dhunë’”.
I njejti siç kanë njoftuar më tej nga MPB është dorëzuar në Institucionin ndëshkues-përmirësues Idrizovë për vuajtjen e denimit.
MPB bënë të ditur se ka zhvilluar edhe një sërë aksionesh tjera, për armëmbatje pa leje, për prodhim dhe tregtim të lëndëve narkotike si dhe ishin marrë disa automjete të cilat ishin përdorur për “gara ilegale” në Kumanovë.
Emine Ismaili Luzha /SHENJA/