Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Korçës, ku një 31-vjeçare është shpallur në kërkim nga policia pasi dyshohet se ka braktisur katër fëmijët e saj të mitur.
Sipas informacioneve, gruaja me iniciale A. F., banuese në Korçë, ka lënë fëmijët dhe është larguar nga banesa e saj prej tre ditësh.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasen A. F., 31 vjeçe, banuese në Korçë, për veprën penale “Braktisja e fëmijëve të mitur”, pasi është larguar nga banesa prej 3 ditësh dhe ka braktisur 4 fëmijët e saj të mitur. Po punohet për gjetjen e saj”, njoftoi policia.