Një person me inicialet S.M i moshës 21 vjeç është arrestuar pasi kishte sulmuar nënën e tij.
Sipas njoftimit të Policisë rasti ka ndodhur pasditen e së enjtes rreth orës 18:00 në fshatin Jegenicë të Zubin Potokut.
“Më datën 17.04.2025, rreth orës 18:00, Policia ka pranuar një informacion për një rast të dhunës në familje, në fshatin Jagenicë të Zubin Potokut. Menjëherë pas raportimit, policia ka shkuar në vendin e ngjarjes, ku ka arrestuar personin e dyshuar, S.M., 21 vjeç, pasi që i njëjti kishte sulmuar nënën e tij”, thuhet në njoftim.
Ndërkaq, siç bëhet e ditur viktima është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Zubin Potok dhe pas trajtimit është liruar.
“Lidhur me rastin, janë përfshirë njësitë rajonale të hetimeve për dhunë në familje, të cilat kanë kontaktuar me Prokurorin e Shtetit. Pas konsultimit me prokurorin, është iniciuar rasti si vepër penale ‘Lëndim i lehtë trupor’ ””, thuhet në njoftim.
Ndërkaq, siç thuhet në njoftim me vendim të prokurorit, personi i dyshuar është ndaluar për 48 orë.