Qeveria e Ukrainës ka njoftuar nënshkrimin e planit të një marrëveshjeje mineralesh me SHBA-në.
Ministrja e ekonomisë, Julia Svyrydenko tha se memorandumi hap rrugën për atë që ajo e quajti një marrëveshje partneriteti ekonomik.
Ajo tha se një marrëveshje përfundimtare do të përfshinte gjithashtu një fond investimi për rindërtimin e Ukrainës. Zyrtarët amerikanë shprehën shpresën se një marrëveshje mund të arrihet deri në fund të javës së ardhshme.
Svyrydenko njoftoi nënshkrimin e memorandumit në X, por nuk dha detaje të mëtejshme.
Postimi i saj përfshinte foto të saj dhe Sekretarit të Thesarit të SHBA-së, Scott Bessent duke nënshkruar veçmas.
“Ne jemi të lumtur të njoftojmë nënshkrimin, me partnerët tanë amerikanë, të një Memorandumi Synimi, i cili hap rrugën për një Marrëveshje të Partneritetit Ekonomik dhe krijimin e Fondit të Investimeve për Rindërtimin e Ukrainës,” shkroi Svyrydenko./Reporteri.net/