Heimet për tragjedinë në Koçan, përplasën Prokurorinë Themelore Publike me BDI-në. Prokuroria ka hedhur poshtë pohimet e BDI-së se një prokuror publik është tërhequr nga hetimet për zjarrin në Koçan, për shkak të mosmarrëveshjeve për kualifikimin ligjor dhe për shkak të presionit politik nga partitë në pushtet.
Prokuroria Themelore Publike
“Ekipi prokurorëve vepron plotësisht në mënyrë të sinkronizuar dhe pandërprerë ndërmerr veprime. Gjithashtu, asnjë prokuror nuk është tërhequr as nga Prokuroria Publike dhe as nga Prokuroria për Krim të Organizuar dhe Korrupsion, e cila kryen hetime për zyrtarët policorë të dyshuar për tragjedinë e Koçanit”.
Bashkimi Demokratik për Integrim përmes një komunikate dërguar mediave tha se informacionet se një prokuror publik, që ka qenë pjesë e lëndës, është tërhequr për shkak të mospajtimeve rreth kualifikimit të veprës dhe veçanërisht për shkak të presioneve politike nga partitë në Qeveri, në një shtet normal do të ishin alarm për gjithë shoqërinë. Ne këtë rast ata parashtruan tre pyeje.
Bashkimi Demokratik për Integrim
“BDI kërkon publikisht dhe menjëherë që Prokuroria t’u përgjigjet qytetarëve:
– A është e vërtetë se një prokuror është tërhequr për shkak të hetimit të udhëhequr politikisht?
– A do ta lejojë Prokuroria që të shndërrohet në instrument të hakmarrjes politike ndaj opozitës?
– Cilat janë kriteret sipas të cilave disa lirohen, e disa mbeten në paraburgim pa prova të mjaftueshme dhe me hetim të paqartë?”
Poashtu ata theksuan se pothuajse të gjithë të ndaluarit për Koçanin janë liruar nga paraburgimi aktiv, përveç Kreshnik Bekteshit i cili vazhdon të mbahet në paraburgim. Bekteshit i janw caktuar edhe 30 ditw tjera paraburgim.
Sot nga paraburgimi është liruar edhe ish kryetari i komunës së Koçanit Lupço Papazov dhe atij masa i është zëvendësuar me paraburgim shtëpiak. Po ashtu edhe ish ministrat Vaon Saraçini dhe Bekim Neziri janë në paraburgim shtëpiak, sikurse edhe ish kryetarët e Koçanit Ratko Dimitrievski dhe Nikollço Ilijev.
Emine Ismaili /SHENJA/