Kryetari i Alternativës, Zeqirija Ibrahimi në rrjetin social facebook, shkruan se cdo largim nga VLEN-i nuk është neutralitet por paraqet një kalim tek Fronti Evropian. Sipas tij, cdo subject ka të drejtë të zgjedhë rrugën e vet, por se, thotë ai, qytetarët duhet tu thuhet e vërteta.
“Në çastet e udhëkryqeve politike, sinqeriteti ndaj qytetarëve nuk është luks, por është detyrim.
Prandaj dua të shpreh një qëndrim të qartë dhe të drejtëpërdrejtë.
Që nga viti 2016, shqiptarët nuk kanë pasur zgjedhje ku partitë e tyre kanë garuar të ndara. Atëherë u tha, me të drejtë, se ndarja e dobëson zërin shqiptar dhe e fuqizon një forcë që e ka ndërtuar pushtetin mbi përçarje.
Sot, përballë dy koalicioneve të qarta – VLEN dhe Fronti Europian i udhëhequr nga BDI – çdo largim nga VLEN-i nuk është neutralitet, por është një kalim tek Fronti, tek BDI-ja, ose, më saktë, tek Plaku i Soravisë. E thënë troç: kush largohet nga VLEN-i, është në shërbim të Partisë Nongrata.
Pa dramatizime në rolin e viktimës, pa interpretime simbolike e pa ekzegjeza politike. Ky është realiteti politik.
Çdo individ ose subjekt ka të drejtë ta zgjedhë rrugën e vet, por ne kemi detyrim që qytetarëve t’ua themi të vërtetën.
VLEN-i nuk është thjesht një projekt partiak, por është një përgjigje ndaj një nevoje të madhe historike – bashkimi për t’i dhënë fund një realiteti që shqiptarët nuk e duan më.
Në këtë rrugë, qartësia, besnikëria dhe transparenca nuk janë luks, por janë vlera që ndërtojnë besim dhe garantojnë ndryshim”, ka shkruar Ibrahimi.
Data 09.01.2026
Aktuale
- Zjarri te tregu i “5 majit”, Anuela Ristani: Nuk ka rrezik për shpërhapjen e flakëve në qendrat e banuara! Kapanoni i parë u dogj i gjithi
- Për një muaj, rezervat devizore në Maqedoni u rritën për 63.1 milionë euro
- “Ironike ajo që ndodh me zjarrin në Tiranë”- Sinoptikantja Porja tregon se kur do vijë rrebeshi i javës: Pritet përsëri përkeqësim i motit, ja zonat më të rrezikuara!
- Aksidenti në Llaskarcë, pronari i “Durmo Turs” nisi vuajtjen e dënimit me burg në Idrizovë
- MPB në kërkim të mashtruesit, u paraqit si mjek dhe i mori 700 mijë denarë një 77 vjeçareje
- VIDEO/ “Spartak Kovaçin ka për ta dënuar Zoti!”- Qytetarja e revoltuar me përmbytjet në Durrës, akuzon kryebashkiaken dhe biznesmenin për vjedhjen e fondeve: Njerëzit po vuajnë në mes të ujit!
- Zjarri te tregu i “5 majit”, flet shefi i zjarrfikësve të Tiranës: Flakët janë masive! Magazinat nuk kanë materiale të rrezikshme, gjithë kapaciteti i angazhuar
- VIDEO/ Vijojnë flakët e zjarrit në tregun e rrobave në “5 maji”! Evakuohen banorët e pallateve përreth, pronarët e bizneseve në panik


