Kryetari i ASH-së, Zijadin Sela nëpërmjet një statusi në facebook ka komentuar deklaratat e Arben Taravarit, i cili, ditë më parë tha se “Shtëpia e ASH-së është e madhe” dhe se secili është i mirëseardhur të vijë”.
Sela shkruan se shtëpia, nuk është thjesht objekt ku rri por është nam dhe identitet.
“Sipas traditës dhe të drejtës zakonore shqiptare shtëpia, nuk është thjesht objekti ku rri por është nam dhe identitet! Të madhe apo të vogël një derë e një shtëpi e bën zoti i shtëpisë. Nderi, besa, fjala e dhënë dhe e mbajtur, burrëria janë atributet që duhet ky zot shtëpie ti ketë. E kur nuk i ka as shtëpi e derë nuk i thonë e jo më e madhe…”, ka shkruar Sela. /SHENJA/
Data 29.10.2025
Aktuale
- Një pjesë e përdoruesve të ChatGPT me probleme psikologjike
- Ahmeti dhe Rexhepi nga Reçica e Madhe: Bashkimi është çelësi për të ardhmen e Tetovës
- Mickoski: Le të bashkohemi në Kërçovë pa dallime etnike e politike më 2 nëntor
- “S’kisha dijeni që do mbikëqyrja punimeve në Tunelin e Llogarasë!”- Zbardhet dëshmia e punonjësve të ortakut të Berberit: Më kanë falsifikuar firmën! Valter Begaj më kërkoi licensën
- “Policia, aparat propagande!”- Pesë ngjarje tragjike në një ditë, Gjekmarkaj: Dëshmi e dështimit të shtetit në garantimin sigurisë publike
- “Lukoil”-i rus do të shitet edhe në Maqedoninë e Veriut, pas sanksioneve
- Raportime për bomba të vendosura në disa shkolla fillore në Kumanovë
- Vrau me thikë vizitorin për një kalë, arrestohet autori 62-vjeçar në Berat


