Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se më 16 maj Tirana do të jetë në qendër të vëmendjes europiane, duke pritur një nga ngjarjet më të rëndësishme politike të këtij viti në rajon. Në këtë datë, kryeqyteti shqiptar do të mirëpresë liderë të lartë të Bashkimit Europian dhe të vendeve të tjera, në një samit që pritet të jetë historik në funksion të bashkëpunimit, sigurisë dhe integrimit europian.
“Të gjithë do të jenë në Tiranë. Do të jetë një moment ku politika europiane do të ketë një tjetër stacion të rëndësishëm në Shqipëri, me tema të rëndësishme në tryezë si siguria, rritja ekonomike, lufta kundër pabarazisë dhe kostot e jetesës,” u shpreh Rama.
Një nga momentet më të rëndësishme të këtij takimi është pjesëmarrja për herë të parë në këtë format e kancelarit të ri të Gjermanisë, gjë që sipas kryeministrit rrit peshën diplomatike të Shqipërisë në këtë samit.
Rama shtoi gjithashtu se Shqipëria do të jetë në qendër të vëmendjes globale jo vetëm për arsye politike, por edhe për shkak të promovimit turistik. Vetëm një javë para këtij samiti, vendi do të jetë pjesë e xhiros së famshme të Italisë, e cila do të transmetohet në ekranet ndërkombëtare.
“Shqipëria duhet të hyjë në Bashkimin Europian për të mbyllur hendekun historik me Evropën. Jam optimist. Të 100 metrat e fundit janë më të vrullshme dhe shoh një rritje të adrenalinës politike,” deklaroi Rama, duke theksuar bindjen se vendi po i afrohet më shumë se kurrë integrimit europian.
Rama: Të tërë në Tiranë do të jenë më 16 maj. Tirana do të jetë epiqendra e politikë europiane edhe njëherë tjetër dhe një moment historik për Europën ku janë shumë tema të ndërthurura në tryezën e vendimmarrjes, ku Europa duhet tu japë përgjigje disa pyetjeve për sigurinë, rritjen ekonomike, luftën kundër rritjes së pabarazisë, lidhur me mjetet për zbutjen e kosotove të jetesës.
Të gjitha këto do të diskutohen në Shqipëri, ku do të vijë në takimin e tij të parë të këtij formati edhe kancelari i ri i Gjermanisë. Shqipëria atë ditë do të jetë në vëmendjen e gjithë botës.
Do të jetë një moment i rritjes së kuotave të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare, por edhe promovimi turistik, sepse do të jetë në ekranet e gjithë botës, pasi një javë më parë atë ditë, Shqipëria do të jetë në ekrane për xhiron e famshme të Italisë.
Që kjo Shqipëri duhet të hyjë në BE, për të materializuar gjithçka për të mbyllur hendekun e krijuar ndër shekuj me Evropën, duhet të jetë anëtare e bashkimit. Kjo është e sigurt. Jam optimist dhe shoh që këto 100 metra të fundit të finishit, po rritet adrenalina dhe energjia e përgjithshme politike.