Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, në Dialog te Lajmi, ka deklaruar se me fanatizëm është munduar t’i mbaj raportet me VLEN-in. Taravari shtoi se Fronti Europian nuk ekziston, ne kemi BDI dhe të tjerat janë parti minore dhe aty respekt vetëm për TDP-në, që ka një sasi të votave.
“BDI është me një periudhë shumë të vështirë dhe nuk e besoj se ata shpresojnë për të pasur zgjedhje të parakohshme. Pasi edhe nuk varet aspak ajo prej BDI-së dhe as prej VLEN-it, por ajo varet prej kryeministrit, i cili ka 58 deputet. Nëse ai vendos të shkoj në zgjedhje të parakohshme e ka edhe ZNAM-in me gjashtë deputet për të shkuar në zgjedhje të parakohshme”, u shpreh Taravari.
Ai tha se prognoza e tij është se nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare bashkë me ato lokale.