Pas konferencës për media të koalicionit VLEN, në të cilën ata deklaruan se Arben Taravari dhe ASH është vetpërjashtuar nga ky koalicion ka reaguar Arben Taravari.
Ai thotë se nuk do të bie pre e provokimeve e atyre që duan spektakël politik.
“Fatkeqisht e dija që edhe ky moment do të futej në serialin e gjatë që ka filluar.
Unë sugjeroj që të përqëndrohet secili në misionin e përbashkët që është Mirëqënia e Shoqërisë. Nuk do të thotë se bëjmë rrugë të ndryshme dhe kthehemi papritur në të padëshirueshëm.
Politika e lodhshme e fajësimit dhe thashethemeve është e vjetër dhe nuk pi më ujë.
Jam i lumtur dhe mirënjohës për çdo njeri apo parti me të cilën kemi punuar.
Dua të ruaj këto ndjesi të mira dhe nuk do të bie pre e provokimeve e atyre që duan spektakël politik”, ka shkruar Taravari. /SHENJA/
Data 09.01.2026
Aktuale
- Klekovski: Kriteret për pushim mjekësor do të rishikohen
- Detaje të reja nga çështja Balluku, SPAK kontrolle te “Salillari” dhe në kompaninë “Senka”
- (VIDEO) Situata me përmbytjet vazhdon të jetë kritike, në Kërçovë 120 persona janë strehuar në sallën e sportit
- ASH nis procesin për mbajtjen e Kongresit të rregullt
- PLD: Maqedonisë i duhen vetëm 90 deputetë dhe 15 ministri funksionale
- Protesta e banorëve në Durrës, hidhen letra higjenike dhe domate drejt bashkisë! Qytetari: Balluku, Ceno Klosi dhe Spartak Kovaçi vodhën 35 mln euro të kanalizimeve
- Përse PDK refuzon të votojë për presidentin pa një marrëveshje politike?
- Hamzi Ibraimi: Izet Mexhiti mos lësho pe, VLEN është aty ku është falë drejtimit tënd!


