Jozefin Markut i njohur si Jozi, i është mbyllur Instagrami.
Në fillim u dyshua se vet Jozi kishte çaktivizuar llogarinë e tij.
Por, më vonë nga burimet u tha se Instagrami i tij në fakt është hakuar nga një kosovar.
Ndryshe, ishte një ngjarje e pazakontë dhe mjaft e komentuar ka ndodhur së fundmi në një prej spektakleve më të ndjekura në Shqipëri dhe Kosovë.
Jozefin Marku, një nga personazhet më të spikatur të formatit, është larguar nga shtëpia duke lënë pas një skenë që ka shkaktuar debat të madh në opinionin publik dhe rrjetet sociale.
Pak çaste përpara se të linte shtëpinë, Jozefini është përplasur fizikisht me një nga banorët e tjerë, Gjestin.
Në një moment tensioni të lartë, Jozefini e goditi Gjestin me një shuplakë të fuqishme, duke e rrëzuar në tokë. Videoja e incidentit është bërë virale brenda pak minutash dhe ka shkaktuar reagime të shumta, duke ndarë ndjekësit mes atyre që e dënojnë dhunën dhe të tjerëve që e shohin si një reagim të nxitur nga provokime të mëhershme.
Ndërkohë, produksioni i formatit ende nuk ka dhënë një deklaratë zyrtare në lidhje me pasojat e këtij incidenti dhe nëse do të ketë masa ndaj Jozefinit, pavarësisht largimit të tij nga shtëpia.
Pritet që në ditët në vijim të ketë zhvillime të tjera, ndërsa publiku vijon të diskutojë me intensitet ngjarjen që, pa dyshim, ka lënë gjurmë në rrjedhën e spektaklit./ORAinfo/