Zv/kryeministri Izet Mexhiti ka njoftuar se Qeveria ka miratuar ndërtimin e një deponie moderne sanitare në rajonin e Pollogut, sipas tij, kjo një projekt strategjik për menaxhimin efikas të mbeturinave.
“Ky investim prej mbi 17 milionë eurosh, i mbështetur nga BERZH-i, Zvicra, Suedia dhe Bashkimi Europian, do të sjellë një sistem rajonal modern që do të shërbejë për të paktën 10 vjet.
Deponia e vjetër e Rusinos do të mbyllet, dhe në vend të saj do të ndërtohet një strukturë e re, sipas standardeve më të larta mjedisore dhe europiane.
Përveç ndërtimit të deponisë, projekti përfshin edhe:
•Ndërtimin e 5 stacioneve të transportit
•Sigurimin e pajisjeve dhe automjeteve të reja
•Krijimin e një sistemi të integruar për menaxhimin e mbetjeve
Nuk po investojmë në thjesht në një deponi, por ky projekt është një investim në shëndetin, sigurinë dhe të ardhmen e gjelbër të qytetarëve tanë!!!”, ka shkruar Mexhiti.
Data 05.01.2026
Aktuale
- Trump publikon listën: 33% e familjeve nga Maqedonia në SHBA janë përfituese të ndihmës sociale
- Ali Ahmeti sot ka ditëlindjen: Ja sa vjeç mbush
- Java e ardhshme me temperatura më të larta dhe reshje shiu
- Aksident i rëndë në Durrës, humb jetën 60-vjeçari pas përplasjes në rrugën e re të Portit
- Albin Kurti flet për formimin e qeverisë
- Struga e nis vitin me kaos në parking – zgjidhja e premtuar ende larg
- (VIDEO) Mickoski: Disa shtet heshtën kur përbuzej shtetësia dhe identiteti maqedonas
- (VIDEO) Sistemi i kamerave “Qyteti i Sigurt” do të shtrihet në të gjithë territorin e vendit


