Kryeministri Hristijan Mickoski, në kuadër të vizitës zyrtare në Emiratet e Bashkuara Arabe, sot kishte takim me kryetarin dhe udhëheqësinë e Odës Ekonomike në Sharxha.
“Biseda ishte e synuar drejt krijimit të urave të bashkëpunimit ndërmjet ekonomive tona, shkëmbimin e praktikave të mira dhe identifikimin e mundësive për investime të përbashkëta dhe mbështetjen e sektorit privat. Takimet e tilla janë vendimtare për forcimin e marrëdhënieve bilaterale dhe hapjen e perspektivave të reja për komunitetin e biznesit”, ka shkruar Mickoski në profilin e tij në Fejsbuk.
Siç paralajmëroi shërbimi për shtyp i qeverisë, ekipi qeveritar do të qëndrojë EBA deri të enjten, ndërsa janë parashikuar takime edhe me Sheikun Mohamed bin Rashid Al Maktum, sundimtar i Dubait, zëvendëspresident dhe kryeministër i EBA-së, me përfaqësues të holdingut zhvillimor të Abu Dabit, me kompaninë shtetërore investuese “Mubala”, si edhe me kompaninë shtetërore energjetike “Masdar”, si dhe takime me disa oda ekonomike, me qëllim shqyrtimin e mundësive për bashkëpunim në projekte infrastrukturore, investime në agrobiznes, burime të rinovueshme të energjisë, turizëm, inovacione dhe teknologji moderne.
Në përbërje të delegacionit janë zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit Aleksandar Nikoloski, ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme Timço Mucunski, Sekretari i Përgjithshëm i Qeverisë Igor Janusev, si dhe drejtori i Drejtorisë për ZZHTI Goce Dimovski, Koordinatori Nacional për Turizëm Akkan Mahmut dhe përfaqësues të disa institucioneve shtetërore. ls/
Mickoski dje, në ditën e parë zë bisedës, është takuar me presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe dhe sundimtar i Abu Dabit, Sheikun Muhamed Bin Zajed Al-Nahjan, dhe siç deklaroi u theksua nevoja për marrëdhënie shumë më të ngushta dhe më të frytshme.