Nga koalicioni VLEN në një komunikatë për media kanë njoftuar se ata kanë realizuar një tjetër zotim, atë të rritjes së rrogës minimale në Postën e Maqedonisë.
“Qeveria e udhëhequr nga koalicioni VLEN realizon një tjetër zotim, rritet paga minimale për punonjësit e Postës së Maqedonisë së Veriut!
Me vendosmërinë për të kthyer dinjitetin dhe vlerësimin për punëtorët, u konkretizua një hap i rëndësishëm në përmirësimin e kushteve të punës për punonjësit e Postës së Maqedonisë së Veriut. Nën drejtimin e drejtorit , Orhan Kurtishi, u nënshkrua marrëveshja me përfaqësuesit e sindikatave për rritjen e pagës minimale në 24.400 denarë – një rritje prej 1.800 denarësh, në përputhje me vendimin e Qeverisë.
Ky është vetëm fillimi i një serie vendimesh që synojnë një transformim rrënjësor të sektorit publik dhe të standardit jetësor për të gjithë qytetarët. Rritjet do të vijojnë gradualisht në muajt e ardhshëm, në përputhje me planin afatmesëm të Qeverisë për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik.
VLEN si pjesë e këtij ndryshimi thelbësor, vazhdon të dëshmojë se qeverisja e re sjell rezultate konkrete, jo vetëm premtime elektorale.
VLEN, sepse ka dallim!”, thuhet në komunikatën e VLEN-it.
				
	Data 04.11.2025
							
				
	Aktuale
	
				- Nebiu: Formulat e vjetra të BDI-së nuk funksionuan tek shqiptarët
 - Çfarë ndodhi në Prishtinë? Një person hipi mbi veturë në mes të trafikut
 - Nuhiu: VLEN doli më i fortë falë vizionit të Izet Mexhitit
 - Shkupi assesi të pastrohet nga mbeturinat, Epidemiologët: Rrezik në përhapjen e brejtësve
 - Ish trajneri i FC Shkupit ndërron jetë në mes të ndeshjes në Serbi
 - PAMJET/ Zjarr në një vendgrumbullim gomash, tymi i dendur vështirëson lëvizjen e automjeteve në rrugë
 - ASHMAA: Të gjitha mediat e analizuara në përgjithësi raportuan në mënyrë neutrale rreth pjesëmarrësve në zgjedhje
 - Denion Meidani viziton Filarmoninë e Maqedonisë, takon Mustafa Imerin
 

									 
					
