EDS, lider në tregun e furnizimit me energji elektrike dhe pjesë e grupit PPC, po hyn në një fazë të re të rritjes dhe drejtimit strategjik me emërimin e Aleksandar Sarxhovskit si Kryeshefi Ekzekutiv.
Në një intervistë të fundit, Sarxhovski theksoi përkushtimin e kompanisë për të ruajtur reputacionin e saj si një partner i besueshëm dhe i qëndrueshëm.
“Ne jemi të fokusuar në përmirësimin e performancës operative, rritjen e konkurrencës dhe përmirësimin e shërbimeve për klientët tanë. Strategjia jonë bazohet në inovacionin në shërbimet energjetike, digjitalizimin e proceseve dhe mbështetjen e konsumatorëve në tranzicionin e tyre në operacione më të qëndrueshme energjetike”, thotë Sarxhovski.
Ai thekson se një nga prioritetet e tij kryesore është zhvillimi i paketave të reja, fleksibël të furnizimit me energji elektrike, të dizajnuara me kujdes për të përmbushur nevojat specifike të segmenteve të ndryshme të konsumatorëve.
“Këto paketa synojnë t’i përgjigjen konsumit të energjisë elektrike të kompanive – si korporatat e mëdha ashtu edhe ndërmarrjet e vogla dhe të mesme. Produktet e reja për tregun e energjisë elektrike përfshijnë pozicione afatgjata me çmim fiks, si dhe produkte me një kombinim të çmimeve fikse dhe të indeksuara të energjisë elektrike. Qëllimi ynë është të ndihmojmë bizneset të optimizojnë konsumin e tyre, të kursejnë dhe përmirësojnë efiçencën e operimit për klientët,” sqaroi Sharxhovski.
Si pjesë e Grupit PPC – furnizuesi kryesor i energjisë në Evropën Juglindore – EDS merr fuqinë e saj nga një gjigant rajonal i energjisë që u shërben më shumë se 8.8 milionë klientëve dhe prodhon 32 TWh energji elektrike në vit.
“Anëtarësimi në Grupin PPC na siguron qasje në burime dhe njohuri të avancuara, gjë që forcon pozicionin tonë dhe na lejon të përshtatemi shpejt me kushtet në ndryshim të tregut,” thotë Sarxhovski.
Menaxhmenti i ri i EDS thekson se ai mbetet i fokusuar në forcimin e pozicionit të saj në treg duke ofruar zgjidhje më inteligjente dhe të qëndrueshme që krijojnë vlerë afatgjatë për klientët.