Me vetëm dy të punësuar, portalet do të mund të regjistrohen në regjistrin e mediave që e parasheh ndryshimi i ri i ligjit që ka për qëllim të rregullojë statusin e internet portaleve që deri më tani nuk janë llogaritur si media. Zgjidhja ligjore sot kaloi leximin e dytë në Kuvend, pasi u miratuan amendamentet e propozuara nga deputetët e VMRO-DPMNE-së, me të cilin përkufizohet numri i të punësuarve në 2. Madje, portalet e personalizuara do të mund të regjistrohen në regjistër me vetëm 1 të punësuar dhe 1 të angazhuar me kontratë në vepër. Regjistri sipas propozim-ligjit , duhet të udhëhiqet nga Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuale, ndërkaq portalet që do të duan ta marrin statusin e medias, do të obligohen të regjistrohen. Krahas numrit të punësuarve, ata duhet të kenë domen vendor mk ose mkd, të kenë adresë dhe çmimore, por edhe të dhëna për pronarin, kompaninë dhe stafin. /Alsat.mk
Data 19.04.2025
Aktuale
- Pak para finales, Driloni ka një thirrje për Gjestin
- Milani ka vendosur që ta transferojë përfundimisht Walker nga Man City
- Mbrëmjen e sotme është regjistruar një aksident i rëndë komunikacioni në rrugën magjistrale Kërçovë-Gostivar.
- Ganiu: Në disa komuna do të ketë kandidat mbipartiak
- Pasi goditi shuplakë Gjestin, Jozi bën edhe një veprim shumë provokues kundër këngëtarit nga Kosova
- Aksident i rëndë në rrugën magjistrale Kërçovë-Gostivar
- Mbeti i plagosur në atentatin në Tiranë! Pas 17-vjeçarit, niset për kurim jashtë vendit dhe i vëllai 11-vjeçar! Si paraqitet gjendja shëndetësore e dy vëllezërve
- Leonora Jakupi flet për plagën që nuk shërohet kurrë