Zv/kryeministri Izet Mexhiti në rrjetin social facebook ka shkruar se për më pakë se 10 muaj ata kanë bërë sistemin “One Stop Shop” në pikën kufitare të Bllacës.
Ai më tej ka shpjeguar edhe si funksionon në praktik ky sistem.
“Për më pak se 10 muaj, e bëmë realitet sistemin “One Stop Shop” në pikën kufitare të Bllacës, i pari dhe i vetmi i këtij lloji në Maqedoninë e Veriut, duke përfaqësuar një model të avancuar të menaxhimit të përbashkët kufitar.
Gjatë kësaj periudhe, arritëm të nënshkruajmë dhe të zbatojmë të gjitha protokollet dhe procedurat dypalëshe mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës. Krahas harmonizimit institucional, investuam edhe në ndërtimin e infrastrukturës së re, si në aspektin fizik, ashtu edhe në atë dixhital, duke krijuar një sistem funksional dhe modern për kalimin kufitar.
Si funksionon “One Stop Shop” në Bllacë?
Ky model unik bashkëpunimi kufitar sjell një sërë përfitimesh konkrete për qytetarët dhe bizneset, duke e dalluar qartë nga sistemi tradicional i dy kontrolleve, siç ka qenë në të kaluarën.
Karakteristikat kryesore të sistemit në Bllacë janë:
Vetëm një ndalesë për të kaluar kufirin;
Vetëm një kontroll pasaporte, duke
shmangur përsëritjen e procedurave;
Në hyrje nga Maqedonia e Veriut në Kosovë,
kontrolli kryhet vetëm nga autoritetet e Kosovës;
Në hyrje nga Kosova në Maqedoninë e Veriut, kontrolli kryhet vetëm nga autoritetet e Maqedonisë;
Reduktim i ndjeshëm i kohës së pritjes, çka ndihmon në lehtësimin e lëvizjes dhe përmirësimin e përvojës së kalimit kufitar.
Përfitimet e sistemit “One Stop Shop” në shërbimet kompetente përfshijnë:
Përdorim më efikas të burimeve njerëzore dhe teknike ekzistuese;
Komunikim të përditshëm dhe të drejtpërdrejtë mes autoriteteve kufitare të dy vendeve;
Përmirësim të shkëmbimit të informacionit dhe të dhënave në kohë reale;
Siguri më e lartë dhe monitorim më efektiv për të parandaluar aktivitetet e paligjshme.
Vepra, jo fjalë!”, ka shkruar Mexhiti.
Data 13.09.2025
Aktuale
- Mexhiti: Çdo ditë e punës sime si kryetar i ardhshëm do të jetë vetëm për Çairin
- Albi Qamili bartës i Listës së koalicionit VLEN për Tetovë
- I ati i Kilian Mbapes: Kiliani sakrifikohet, bën 60 gola në sezon dhe në fund kritikohet
- Aliu: Teknologji të reja për akses më të drejtë dhe më të shpejtë në kujdesin shëndetësor
- Sulmoi gruan me mjet metalik, arrestohet 43-vjeçari në Maqedoni
- Nesër pritet shi i rrëmbyeshëm, bubullima dhe erëra mbi 60 km/orë
- Tentoi të kalonte kufirin, arrestohet në Qafë Thanë i riu maqedonas i kërkuar nga Austria për trafik narkotikësh
- Serbi i arrestuar dje për krime lufte dyshohet se mori pjesë në vrasjen e 71 civilëve shqiptarë në Vushtrri