Nga koalicioni VLEN në një komunikatë për media, kanë thënë se ata nuk dëshirojnë që asnjë shqiptar të jetë fajtor për tragjedinë në Kocan. Ata thonë se urojnë sinqerisht që të gjithë zyrtarët aktualë dhe ish-funksionarët shqiptarë të provojnë pafajësinë e tyre, në një procedurë gjyqësore të drejtë, transparente, që do të bazohet ekskluzivisht në parimet kushtetuese të drejtësisë jo selektive, prezumimit të pafajësisë dhe barazisë para ligjit.
“Ashtu siç kemi kërkuar dhe do të kërkojmë që të zbatohet e njëjta procedurë edhe për tragjeditë kolektive të ndodhura me spitalin modular në Tetovë, aksidentin e “Durmo Tours” dhe atë të “Besa Trans”. Drejtësia duhet të vlejë për të gjithë – ose përndryshe nuk kemi më shtet, por anarki për hir të fitimeve personale!
Sa i përket përpjekjeve të Ali Ahmetit dhe Zijadin Selës për të ndërtuar perceptimin se shqiptarët janë viktima të Qeverisë, duam t’ua themi troç: jeni të lexuar si abetare të klasës së parë!
Atyre fare nuk u interesojnë shqetësimet e popullit shqiptar, por vetëm se si të shkaktojnë krizë politike. BDI e di se në zgjedhjet lokale do të pësojë katastrofë dhe për këtë arsye avokon bojkotimin e tyre. Kësaj klike të korruptuar të BDI-së i duhen me çdo kusht zgjedhje të parakohshme parlamentare, vetëm e vetëm që të formohet një Qeveri teknike sipas modelit të Përzhinës, ku Ministria e Brendshme t’i takojë “vëllait të madh” – LSDM-së, që ai ministër t’i zhdukë provat për krimet e tyre.
Lotët e tyre fallco për shqiptarët janë hipokrizia më e madhe politike. E gjithë drejtësia është e mbushur me kuadro të kohës së tyre. Këtu është një tjetër dëshmi: më 15 janar 2024, Artan Grubi dhe Krenar Lloga propozuan Ljupço Kocevskin për prokuror publik.
Prandaj, në vend që të përpiqen të manipulojnë me ndjenjat e shqiptarëve, le të përgjigjen: a është e mundur që Ljupço Kocevski dhe Islam Abazi, të cilët janë propozime të tyre, tani po udhëheqin “gjueti shtrigash”, apo me këto pamflete politike që i shpërndajnë, po shënojnë autogola?”, thuhet në komunikatën e VLEN-it.
Data 13.09.2025
Aktuale
- Krenar Lloga: 30 vite marrëdhënie diplomatike – në podium asnjë qeveritar shqiptar
- Sadri Ramabaja i kundërpërgjigjet Ben Blushit: Kosova është hap drejt Federatës Shqiptare
- “Policia na tha: ‘Ja pafshi hajrin’”- IKMT do t’i shembë banesën, i moshuari: 30 vite ia kam dhënë votën Edi Ramës, të më “pushkatosh” tani është gjynah
- Arrestohen pesë persona nga Tetova dhe Gostivari, tek të cilët janë gjetur marihuanë dhe kokainë
- BDI-Kumanovë: Blerim Hyseni në krye të listës së BDI-së në Kumanovë – fillon epoka e re politike për shqiptarët!
- Mexhiti: Çdo ditë e punës sime si kryetar i ardhshëm do të jetë vetëm për Çairin
- Albi Qamili bartës i Listës së koalicionit VLEN për Tetovë
- I ati i Kilian Mbapes: Kiliani sakrifikohet, bën 60 gola në sezon dhe në fund kritikohet