Memedali Jusufi
Qytetrimi ne te cilin jetojme , ka vetëm një rjedhë, atë ne të cilën jemi duke hecur ne dhe të tjerët, ose janë të mvarun prej saj ose janë të gjykuar të humben në rëren e shkretëtirës. Fukujama pandeku se me liberalizmin dhe demokracine erdhe edhe fundi i evolucionit ideologji dhe fundi i historisë në kuptimin e funditë të evolucionit ideologjikë të njerzimit dhe të sidomos te univerzalizimit të demokracisë liberale. Me thellimin e kërkimeve, u gjetën një nga një ligjet fizike, kimike dhe biologjike në univers, forcat themelore si ato të rëndesës dhe të elektromagnetizmit, strukturën në tërësi të atomeve dhe elementeve përbërës të universit. Megjithate shoqeria njerzore eshte dicka tjeter , eshte dicka e gjalle dhe veshtir e parashikueshme. Zot të kohës sonë janë paratë -thotë filozofi Hajne.Dhe kush i posedon ata janë të dërguar të Zotit. Pas Luftës së Dytë Botërore më sa duket për të mos iu përsëritur historia e përgjakur e luftërave të shekullit XX njerëzit kishin vendosur të organizohen në korniza globale , ne Organizatën e Kombeve të Bashkuara, e cila nëpërmjet përpjekjeve për realizimin e programeve të veta do të mundohej që ta mbrojnë njeriun në tërësi dhe gjithçka që ka të bëjë me mirëqenien e tij.Në fakt kjo prirje gjithnjë më e madhe drejt homogjenizimit ideologjik ku sistemi i gjithëmbarshëm shoqëror po bëhet një kapitalizëm mbikombëtar dhe i kontrolluar burokratisht. Në kohën e botës sonë lidhjet financiare dhe burokratike që kalojnë kufijtë, të përforcuara nga prirjet politike të ndikuara më shumë nga masmediat ndërnacionale po bëjnë nga dita në ditë te pavlera nocionet tradicionale të “sovranitetit” ekskluziv të shtetit. Si pasojë e këtyre realiteteve të reja ekonomike dhe shoqërore po lind një proces politik botëror. Po lind nje rend i ri boteror. Dhe ketu duhet bere nje dallim thelbesor , rendi i ri si konspiracion dhe rendi i iri si proces i natyrshem civilizues. Sipas Wikipedia ne njeren ane kemi Rendin e ri botëror (ang. New World Order dhe lat. Novus Ordo Mundi) qe është një emërtim që përdoret nga “Teoria e komplotit”, me të cilin nënkuptohet një shoqëri e fuqishme dhe sekrete, që ka hedhur themelet për të pushtuar botën nëpërmjet një qeverisjeje të vetme botërore dhe nga an tjeter Rendi i ri botëror qe është me shume një teori e përbashkët mijëvjeçariste që shfaqet si në anën fetare poashtu edhe në atë bashkëkohore. Pjesë të teorisë komplotiste janë të njohura që nga qindvjeçari i 19. Ato mund të gjurmohen edhe në qindvjeçarin e 20-të me rënien e komunizmit sovjetik, rënien e murit të Berlinit, rënien e komunizmit të Lindjes, dhe fjalimin e Xhorxh H. Bushit, me 11 shtator 1990, ku ai përshkruan synimet e Shteteve të Bashkuara për bashkëpunim, pas luftës së ftohtë me ish Bashkimin sovjetik, duke përdorur emeërtimin “rendi i ri botëror”. Në teoritë komplotistë të rendit të ri botëror, shumë gjëra të veçanta shkaktohen nga një shoqëri apo grup sekret i fuqishëm. Ngjarje dhe ndodhi të rëndësishme në histori shihen si hapa nismëtarë në vendosjen e qeverisjes së re botërore. Përkrahës të kësaj teorie mund të tregojnë në një fare shkalle kush bën pjesë në këtë grup apo shoqëri e cila po punon të vendosë rendin e ri botëror. Shumë familje të njohura si Familja Rotshild, Familja Rokfeler, Morganët, Kisingerët, Shrëderët dhe DuPontët, si edhe monarkë evropianë mendohet të jenë anëtarë të rëndësishëm të kësaj shoqërie. Teoria poashtu beson që të gjithë personat e rëndësishëm në skenën ndërkombëtare të botës së bankës, tregut, arteve, zbavitjeve, dhe mjeteve të komunikimit të masave janë anëtarë të kësaj shoqërie.Sistemet shoqërore, të cilat sipas teorisë së komplotit janë sisteme paraprirëse të rendit të ri botëror janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe së fundmi Bashkimi Evropian. Poashtu edhe organizata ndërkombëtare si Banka botërore, Fondi Ndërkombëtar Monetar, Kombet e Bashkuara dhe NATO shihen si pjesë përbërëse të Rendit të Ri Botëror. Presidentët, kryeministrat dhe kryetarët e këtyre kombeve dhe organizatave përfshihen në këtë rrjet të madh komplotist. Sipas , shumë studiuesve e analistëve seriozë të marrëdhënieve ndërkombëtare të kohës tonë , si pasojë e kësaj rrethane historike , Rendi i vjetër Botëror , ose epoka e ” botës unipolare ” të sunduar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ( imperializmi amerikan ) në rolin e xhandarit ndërkombëtar , i ka ardhur fundi , ose më saktë po merr fund , dhe po fillon Rendi I RI Botëror , ose një epokë e re epoka e ” botës multipolare ” , domethënë epoka e hegjemonisë e sundimit të imperializmit amerikan , socialimperializmit kinez dhe imperializmit rus . Pas pas nisjes së luftës Rusi – Ukrainë e pushtimit të një pjese të saj dhe kërkesës së Rusisë për mos futjen e Ukrainës në NATO , ndërhyrjes së imperializmit amerikan dhe evropian me ndihma ushtarke në favor të Ukrainës , vendosja e saksioneve ekonomike ndaj Rusisë nga imperializmi amerikan dhe evropian etj , lufta midis Izraelit e Hamasit , konfrontimeve e përplasjet midis fuqive të mëdha imperialiste në Lindjen e Mesme , kërcënmet e Kinës për marrjen me forcë të Taivanit , kërcënimet e Bashkimit Evropian për dërgimin e forcave ushtarake në Ukrainë , krijimi i blloqeve politike e ushtarake midis SHBA – BASHKIM EVROPIAN – NATO , nga njëra anë , dhe RUSISË – KINËS – IRANIT – KORESË SË VERIUT , nga ana tjetër etj . Kjo zhurmë e madhe politike e mediatike mbi ” Rendin e RI Botëror ” ka shkaktuar e po shkakton një konfuzion të madh tek një masë jo e vogël njerëzish.Tani Shtetet e Bashkuara përbëjnë rreth çerekun e PBB-së botërore. Kina zë me peshë pak më të vogël dhe akoma më pak Bashkimi Evropian.Dhe kjo gjendje nuk është një “interregnum” (një rend tranzitor), në të cilën “e vjetra po vdes, dhe e reja nuk mund të lindë” sa për të cituar Antonio Gramschin. Rendi “i ri” botëror duhet të jetë edhe më i fragmentuar, edhe duke supozuar se India mund t’i bashkohet në një moment kategorisë më të lartë ekonomike.Të quash këtë një shpërndarje “multipolare” të pushtetit, duket gjithnjë e më e çuditshme. Në fakt, ajo është një shpërndarje “jo polare”. Lindja e Mesme nuk është unike në kaosin e saj. (Në fakt, duke qenë se aktorët e tij jo-shtetërorë janë shpesh përfaqësuesit e kësaj apo asaj qeverie sovrane, ka një formë të çoroditur ndaj ngjarjeve).Ekuadori, dikur një model i rendit publik në rajonin e tij, po i nënshtrohet bandave të drogës. Saheli është aq shumë i mbushur me xhihadistë por edhe banditë laikë sa që Franca, e panjohur për tutelën ndaj ish-kolonive të saj, hoqi dorë nga një mision i gjatë kundër kryengritësve atje.Dhe përtej kufijve jugorë të Evropës dhe Amerikës, ka një migrim të parregullt në shkallë të gjerë. Sipas Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq, numri i “grupeve të armatosura që po shkaktojnë problemeve humanitare” në botë, ka qenë vazhdimisht mbi 450 gjatë 5 viteve të fundit.Rreth 195 milionë njerëz jetojnë nën kontrollin – e vendosur apo fluid – të forcave të tilla informale. Mos harroni: ne duhet të përjetojmë rikthimin e shtetit. Zhvillimet e mëdha politike të dekadës së fundit – Brexit, Donald Trump, Xi Jinping – sugjeruan një dëshirë mbarë-botërore për kontroll kombëtar pas disa dekadash liberalizimi që ishte në modë.Një pjesë e kësaj është vërtetuar tashmë. Në ekonomitë dikur liberale, ka një dirigjim të ri nga shtetet kombëtare. Por nëse disa shtete po fortifikojnë kufijtë e tyre (nga Jemeni në Suedinë e trazuar nga krimi, disa të tjerë jo), janë gjithnjë e më pak në gjendje të mbështesin të tjerët. Asnjë nuk ka ndikim mjaftueshëm, madje edhe në kombinim me aleatët. Rezultati është një hapësirë e pa qeverisur. Për mijëra vite, ka pasur pak ose aspak rritje ekonomike. Pastaj, nga fundi i viteve 1700, lulëzoi ekonomia globale. Çfarë kishte ndodhur? Sigurisht u shfaq industrializimi, por edhe shteti modern, që i ktheu tokat e ndryshme në tregje të integruara dhe siguroi rendin brenda të cilit mund të ndodhte shkëmbimi tregtar. Shteti, nëse e përkufizojmë atë si entitetin që ka monopolin e përdorimit legjitim të dhunës brenda një zone të caktuar, është aty me bujqësinë dhe energjinë elektrike, dy ndër shpikjet më të mëdha të njeriut. Nëse ai po i lë vendin forcave nën-shtetërore, jo-shtetërore dhe anti-shtetërore, atëherë pasojat për një pjesë të madhe të njerëzimit do të jenë të tmerrshme.Pyetja është nëse ata që brohorasin fundin e rendit aktual të udhëhequr nga SHBA-ja, do ta shohin apo jo tani për atë që ishte gjithmonë: një e mirë publike globale. Irani? Nuk ka gjasa që të jetë një zëvendësues i SHBA-së. Edhe Rusia, më tha dikur një agjent perëndimor, e cilëson “humbjen e të gjithëve si një fitore për të”. Por në kampin e vendeve të paduruara të ngjiten në krye por jo shumë armiqësore, ka nga ata që duhet ta konsiderojnë një botë të decentralizuar më të bukur si një ide, sesa si një përvojë të vërtetë.