Mançester Junajtid ka parë t’i ikte nga duart një fitore shumë të rëndësishme në fushën e Olimpik Lionit, në ndeshjen që u mbyll me barazimin dramatik 2-2, duke lënë gjithçka të hapur për vendin në gjysmëfinalet e Ligës së Europës.
Skuadra franceze kaloi e para në avantazh, por në fundin e pjesës së parë u arrit nga goli i Joro. Zirkze shënoi në minutën e 88 dhe u mendua se mbylli ndeshjen për “djajtë e kuq”. Por Sherki në minutën e pestë shtesë shënoi golin e barazimit përfundimtar 2-2.
Edhe dy ndeshjet e tjera janë mbyllur me barazim, teksa duhet theksuar se Rejnxhërs mbeti me 10 lojtarë që në minutat e parë, por i rezistoi Atletik Bilbaos që humbi edhe një penallti me Berenguer. Nedim Bajrami e nisi ndeshjen nga stoli dhe u aktivizua vetëm në minutat shtesë të takimit me skuadrën skoceze.
OLIMPIK LION-MANÇESTER JUNAJTID 2-2
TOTENHEM-EINTRAHT FRANKFURT 1-1
REJNXHËRS-ATLETIK BILBAO 0-0
Tre duelet e vlefshme për fazën çerekfinale të Ligës së Konferencës që prodhuan në total 6 gola. Në fushë zbritën Betis dhe Fiorentina, që nuk falën duke regjistruar triumfe të rëndësishme. Në letër së bashku me Çelësin janë 3 skuadrat pretendente për t’i shkuar deri në fund trofeut të Ligës së Konferencës. Vlen të theksohet fakti se në orën 18:45, Çelsi mposhti Legian e Varshavës në transfertë me rezultatin 0-3. Me triumfet 2-0 të Betis dhe 1-2 të Fiorentinës, të dy këto skuadra janë shumë pranë kualifikimit në gjysmëfinale.
BETIS – JAGIELLONIA 2-0
CELJE-FIORENTINA 1-2
DJUGARDEN-RAPID 0-1