Skuadra e Manchester Unitedit mbrëmë barazoi 2:2 ndaj Lyonit në ndeshjen e parë çerekfinale të UEFA Europa League.
Trajneri Ruben Amorim foli pas ndeshjes dhe i doli në krah portierit të tij, Andre Onana – i cili bëri gabim te goli i barazimit i shënuar në sekondat e fundit, shkruan Indeksonline
Amorim thotë se bëri më shumë gabime personale gjatë këtyre muajve, sesa lojtarët e tij.
“Nëse e shikoni sezonin, unë kam bërë më shumë gabime se lojtarët. Kjo ndodh. Mund të ndodhë nëse luani futboll dhe shumë ndeshje të bëni gabime”, u shpreh Amorim
Ndeshja e kthimit mes “Djajve të Kuq” dhe ekipit nga Franca zhvillohet javën e ardhshme në stadiumin “Old Trafford”./Indeksonline/