Aktivisti dhe publicisti Ilir Demaliaj dhe ish-deputeti Kujtim Gjuzi janë përfshirë në një përplasje fizike në një hotel të kryeqytetit, ngjarje kjo e filmuar dhe shpërndarë në rrjetet sociale, ku shikohet se Demaliaj tenton të godasë Gjuzin.
Gjatë incidentit, Mimoza Hajdarmataj, kandidate e Partisë Demokratike për listën e hapur të Tiranës, përpiqet t’i ndajë, duke hyrë mes tyre, por për shkak të shtyrjes nga të dy, ajo ka rënë në tokë.
Në lidhje me incidentin, Ilir Demaliaj ka reaguar duke u shprehur se videoja nuk është diçka për t’u krenuar, duke shpjeguar më tej se për shkak të disa statuseve që Gjuzi kishte shkruar në llogarinë e tij në “Facebook”, ai e kishte takuar rastësisht dhe kishte pasur një bisedë të acaruar me të.
Demaliaj ndër të tjera, thotë se pendohet për përfshirjen në këtë incident dhe e cilësoi si një situatë që nuk ishte e nevojshme. Ai gjithashtu tha se është kundër dhunës dhe theksoi se pas ngjarjes ka marrë shumë telefonata dhe mesazhe, por tashmë dëshiron ta mbyllë këtë çështje.
Ndërsa partia e ish-deputetit Kujtim Gjuzi, Partia Kombëtare Konservatore ka reaguar pas incidentit fizik, duke e akuzuar Demaliajn si “patronazhist me dy mbiemra” të Partisë Socialiste. Sipas partisë së Gjuzit, kjo përplasje ka një prapavijë politike dhe është një përpjekje për të lidhur incidentin me angazhimin e Demaliajt në politikën e PS-së, kjo deklaratë ka ardhur menjëherë pas shpërndarjes së videos në rrjet.
Reagimi i plotë:
“Partia Kombëtare Konservatore Albania”
Deklaratë.
Sot në Hotel Tirana në HOLL Pritje në tyrzën e tij kryekonservatori Kujtim Gjuzi dhe Sanie Hajdarmetaj kryetare e asamblesë Tropojë u gjetën nen sulmin dhe kanosjen e patronazhistit Ilir Binak Demali Haxhiraj.
Ora 11:31
Patronazhisti rilindjes krimit Ilir Demaliaj (Haxhiraj) me dy mbiemra i biri Binakut sigurimsit një kriminel sigurimi i rregjimit gjakatar në diktaturë tentoi të fyejë dhe godasë kryetarin e Partisë Kombëtare Konservatore Albania ish deputetin Kujtim Gjuzi.
Fjalet fyese, kërcënimet e patronazhistit dhe tentativa për të goditur kryetarin Kujtim Gjuzi hasi në mbrojtjen e kryetarit konservator duke i’u distancuar incidentit. Patronaxhisti ky injorant “psikotrop” pinjoll i shëbimit sekret në diktaturë hasi mbrojtjen dhe rezistencen edhe të Kryetares të Asamblesë Konservatore Albania Znj. Sanie H
Partia Kombëtare Konservatore falenderon,
Sekretaren për siguri kryetare e asamblesë Tropojë Znj. Sanie Isuf Hajdarmetaj e cila bëri të mundur mbrojtjen nga sulmi fizik mbi kryetarin konservator. Patronazhisti tentoi ta dhunoje Znj. Hajdarmetaj që ishte në shoqërimin e kryetarit Konservator e cila ruajti dhe ndaloi incidentin e patronazhistit IBHD
Partia Kombëtare falenderon presidentin H Tirana Administratën e Hotel Tirana zotin Ram Gecaj me prezencën e tij dhe stafit të Sigurisë të Hotel Tirana bënë të mundur shmangien e incidentit të rëndë.
Ndërhyrja emergjente e shërbimit në Hotel Tirana shmangu një incindet të krijuar nga patronazhisti i rilindur, magazinjeri i rekryizitës në Kinostudion Komuniste Ilir Binak HAXHIRAJ (DEMALIAJ) me dy mbiemra.
Ilir Demaliaj Haxhiraj ky gjakprishur ( Vrasës në Fis ) braktisi nënën e tij të ndjerë e cila ishte nga një familje Tiranase, nënën e këtij patronazhisti vdiq parakohe në Azilin e Pleqve në Tiranë si pasojë e traumave në jetën me pinjollin e sigurimit.
“PKKA”
Zyra e mardhënive me Publikun.
Tiranë – Shqipëri 09/04/2025