Nga koalicioni VLEN, kanë reaguar ndaj komunikatës së BDI-së, sa i përket emërimit të Petar Bogoevskit si drejtor Agjencisë për Fondet Arsimore Evropiane. Sipas tyre, ata kanë qëndrim të qartë lidhur me provokimet e Bogoevskit.
“Koalicioni VLEN ka një qëndrim të qartë lidhur me provokimet e individit Petar Bogoevski, i cili shpesh ndryshon qëndrimet në varësi të interesave personale. Opinioni publik e mban mend si përkrahës i Prokurorisë Speciale, reformator i VMRO-DPMNE-së, e më pas si një nacionalist maqedonas – por vetëm përkohësisht, si me bateri që shpejt harxhohen. Prandaj, është një fyerje tjetër ndaj shqiptarëve kur BDI përpiqet të promovojë idenë se integrimet evropiane të Maqedonisë varen gjoja nga një figurë e tillë.
Çështja qëndron në atë se pse BDI-ja para se të turpërohej kështu nuk e pyeti Talat Xhaferin se si Bogojevski ishte këshilltar shtetëror në Ministrinë e Mbrojtjes? Pse BDI-së nuk i kanë penguar qëndrimet e tij anti-shqiptare kur ishin në koalicion zyrtar me Gruevskin dhe Mijallkovin?
Ndryshe nga kjo klikë e humbur opozitare e BDI-së, ne nuk ankohemi kur gjërat vështirësohen, por luftojmë për korrigjimin sistematik të gabimeve. Me të gjitha pengesat me të cilat ballafaqohemi dhe pasojat e regjimit kriminal të Ahmetit, Grubit, Osmanit dhe vartësve të tyre që trashëguam, ne do të reformojmë sistemin dhe do të ndërtojmë zgjidhje të qëndrueshme për shqiptarët”, thuhet në reagimin e VLEN-it.
Data 19.04.2025
Aktuale
- Fero i rikthehet klubeve të natës
- Prokuroria deklarohet për aksidentin tragjik në rrugën Kërçovë-Gostivar
- Tentativa e tretë për konstituim të Kuvendit: Çfarë pritet në seancën e sotme?
- Grup kriminal, prostitucion dhe vjedhje, kapen dy persona me rrezikshmëri të lartë të dënuar në Itali (Emrat)
- Robot kamerier bën revolucion në restorantin Havana
- Skandal në Doganën e Kapshticës, procedohen penalisht 6 zyrtarë për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh
- Temperatura deri në 27 gradë Celsius, ja sui parashikohet moti për ditën e sotme në të gjithë terriorin
- Dëshira e pakontrolluar për të vjedhur – Çfarë fshihet pas kleptomanisë?