Njësia për Krim Ekonomik dhe Korrupsion pranë SPB Shkup sot ka dorëzuar kallëzime penale në Prokurorinë Themelore Publike Shkup kundër 43 personave, të cilët përmes veprimeve të ndryshme të mashtrimeve kompjuterike, falsifikimit të dokumenteve dhe keqpërdorimit të të dhënave personale, kanë marrë pjesë në disa raste mashtrimesh me të ashtuquajturat “kredi të shpejta”.
Për katër nga të dyshuarit, përfshirë edhe një zyrtar të Fondit për Sigurim Shëndetësor, është hapur hetim për veprat penale: Falsifikim i dokumentit (neni 378), Keqpërdorim i të dhënave personale (neni 149) dhe Mashtrim kompjuterik (neni 251-b) sipas Kodit Penal. Ndërkohë, të tjerët janë përfshirë në procedurë si ndihmës apo bashkëkryerës në raste të veçanta.
Ata me veprat e bëra në mënyrë të paligjshme kanë përfituar më shumë se tre milionë denarësh. /SHENJA/
Data 14.09.2025
Aktuale
- Toshkovski: Zjarri në Trubarevë nën kontroll, por substancat toksike rrezikojnë banorët
- Gjeorgjievksi: Ndotja e ajrit si sfidë serioze për Shkupin!
- Orce Gjeorgjievski:Zjarr katastrofik në Shkup – të gjitha forcat në terren
- Ramadani: Këto zgjedhje janë referendum për dinjitetin shqiptar, zhvillimi i Sarajit dhe projektet konkrete për banorët mbeten prioritet
- Meta për Syri.net: Futja e opozitës në Kuvend, vendim i drejtë! Zbardhja e aferës ‘McGonigal’, zbulon grushtin e shtetit
- Muhamed Elmazi: Tetori është më afër se kurrë, numërimi mbrapsht ka nisur
- Mexhiti: S’ka më na jepni votën, do ta bëjmë këtë ose atë! E bëjmë punën, ju e vlerësoni
- E Majta me kandidatë për kryetar komune në Tetovë, Gostivar dhe Strugë