Ministri për Çështje Evropiane i Hungarisë, Janosh Boka sot do të mbajë ligjëratë të hapur në Universitetin e Shkupit.
Siç thuhet në paralajmërim, ministri Boka do të jetë pjesë e diskutimit të hapur me studentë të Universitetit, ku do të marrë pjesë edhe zëvendësministrja për Çështje Evropiane, Doc. Dr. Viktorija Trajkov, ish-zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Prof. Dr. Vasko Naumovski dhe ambasadori Marjan Gjorçev.
Fjalim përshëndetës do ta mbajë rektori i Universitetit të Shkupit, Prof. Dr. Ace Milenkovski.
Nga Ambasada e Hungarisë në Shkup, theksojnë se debati me titull “Si ta bëjmë Evropën përsëri të madhe?” do të mbahet në Amfiteatrin e universitetit.